Pakoja mister helmon 10 nxënës
Një pako me lëndë të rrezik
shme ka helmuar dhjetë
nxënës dhe dy mësues, në
një shkollë të Laçit. Mjekët u kanë
bërë analizat pacientëve, për të
zbuluar se çfarë lënde ishte ajo që
helmoi të rinjtë, ndërkohë që disa
prej të helmuarve kanë paraqitur
rrezikshmëri për jetën. Burimet
policore bënë të ditur se rreth dhjetë
gjimnazistë dhe 2 mësues të
tyre kanë mbetur të helmuar në
një shkollë të mesme, në fshatin
Gorre, të Kurbinit.
Ngjarja ka ndodhur dje, në shkollën
e mesme të Gorresë, kur
disa adoleshentë kanë gjetur në
katin e parë të shkollës një pako me
mbishkrim në gjuhën italiane. Në
pako ishte pikërisht mbishkrimi
"Mos prek, lëndë e rrezikshme",
por të rinjtë nuk e kanë deshifruar
për momentin, duke e hapur atë.
Pas hapjes së pakos menjëherë
është përhapur një erë e rëndë, që
shkaktoi një gjendje të rënduar
shëndetësore te disa gjimnazistë,
që ndodheshin pranë saj dhe dy
mësuese. Menjëherë mësuesit e
tjerë lajmëruan policinë dhe ambulancën.
Pas dërgimit në spitalin
rajonal të Kurbinit, tre gjimnazistë
dhe dy mësueset e tyre u përcollën
me urgjencë në Spitalin Ushtarak
të Tiranës, pasi ishin në
gjendje të rënduar intoksikimi.
Spitali Ushtarak konfirmon se Esmeralda
Vuthi, 18 vjeçe, banuese
në Fushë-Kuqe, Rudina Vata, 17
vjeçe, banuese në Gorre, Diana
Ndoj, 18 vjeçe, banuese në Gorre,
si dhe 2 mësueset e tyre 50-
vjeçare, Drane Jaku dhe Rake
Deda, kanë mundur të dalin nga
gjendja e rëndë pas ndërhyrjes
nga mjekët specialistë. Të gjithë të
helmuarit kanë shfaqur
shqetësime si dhimbje koke, turbullime
dhe nga këto simptoma,
mendohej se mos në ambientet e
kësaj shkolle ishte hedhur ndonjë
lëndë helmuese.
Ndërkohë, policia lokale tha se
këto simptoma janë shfaqur te të
helmuarit rreth orës 10:30, ndërkohë
që rreth një orë më vonë është
njoftuar edhe Drejtoria e Policisë
së Lezhës. Njoftimi është dhënë
nga punonjësi i policisë, që shërben
në shkollën e mesme të fshatit
Gorre. Nga ana e policisë u dërgua
menjëherë grupi hetimor në vendin
e ngjarjes, ku u ushtrua kontroll
në të gjithë ambientet. Pikërisht
në katin e parë të kësaj shkolle
është gjetur dhe sekuestruar një
qeske plasmasi me mbishkrimin
"KARDPOND", e prodhimit kinez
me disa mbishkrime në gjuhën
italiane, ku përkthehet "Mos e
prek, mos e hap se ka efekt turbullues".
Pakoja e dyshimtë është
sekuestruar nga policia dhe aktualisht
po punohet për gjetjen e
personave, të cilët e kanë lënë në
atë vend. Sipas të dhënave hetimore,
kohët e fundit ka pasur punime
rikonstruksioni në atë shkollë
dhe lënda mund të jetë lënë edhe
nga punëtorët. Megjithatë, një gjë
e tillë ende nuk është vërtetuar.
Policia tha se gjatë ditës së
djeshme është mbyllur shkolla, ku
ndodhi ngjarja, ndërkohë që
mjekët kanë kryer ekzaminime te
nxënësit e tjerë, që mund të kishin
simptoma helmimi. Nga ana tjetër,
specialistët kanë nisur dezinfektimin
e shkollës për të parandaluar
pasoja të tjera. Sipas analizave
që kanë dalë në orët e pasdites dhe
sipas shërbimit të toksikologjisë, të
gjithë të helmuarit kanë pësuar
një shok kolektiv. "Simptomat e
para kanë qenë të vjella, asfiksi
dhe të helmuarit, pasi kanë ndihmën
e parë, kanë dalë jashtë rrezikut
për jetën", shpjeguan specialistët
e repartit të Toksikologjisë.
Të helmuarit
Esmeralda Vuthi, 18 vjeçe
Rudina Vata, 17 vjeçe
Diana Ndoj, 18 vjeçe
Drane Jaku, 50 vjeçe
Rake Deda, 50 vjeçe
shme ka helmuar dhjetë
nxënës dhe dy mësues, në
një shkollë të Laçit. Mjekët u kanë
bërë analizat pacientëve, për të
zbuluar se çfarë lënde ishte ajo që
helmoi të rinjtë, ndërkohë që disa
prej të helmuarve kanë paraqitur
rrezikshmëri për jetën. Burimet
policore bënë të ditur se rreth dhjetë
gjimnazistë dhe 2 mësues të
tyre kanë mbetur të helmuar në
një shkollë të mesme, në fshatin
Gorre, të Kurbinit.
Ngjarja ka ndodhur dje, në shkollën
e mesme të Gorresë, kur
disa adoleshentë kanë gjetur në
katin e parë të shkollës një pako me
mbishkrim në gjuhën italiane. Në
pako ishte pikërisht mbishkrimi
"Mos prek, lëndë e rrezikshme",
por të rinjtë nuk e kanë deshifruar
për momentin, duke e hapur atë.
Pas hapjes së pakos menjëherë
është përhapur një erë e rëndë, që
shkaktoi një gjendje të rënduar
shëndetësore te disa gjimnazistë,
që ndodheshin pranë saj dhe dy
mësuese. Menjëherë mësuesit e
tjerë lajmëruan policinë dhe ambulancën.
Pas dërgimit në spitalin
rajonal të Kurbinit, tre gjimnazistë
dhe dy mësueset e tyre u përcollën
me urgjencë në Spitalin Ushtarak
të Tiranës, pasi ishin në
gjendje të rënduar intoksikimi.
Spitali Ushtarak konfirmon se Esmeralda
Vuthi, 18 vjeçe, banuese
në Fushë-Kuqe, Rudina Vata, 17
vjeçe, banuese në Gorre, Diana
Ndoj, 18 vjeçe, banuese në Gorre,
si dhe 2 mësueset e tyre 50-
vjeçare, Drane Jaku dhe Rake
Deda, kanë mundur të dalin nga
gjendja e rëndë pas ndërhyrjes
nga mjekët specialistë. Të gjithë të
helmuarit kanë shfaqur
shqetësime si dhimbje koke, turbullime
dhe nga këto simptoma,
mendohej se mos në ambientet e
kësaj shkolle ishte hedhur ndonjë
lëndë helmuese.
Ndërkohë, policia lokale tha se
këto simptoma janë shfaqur te të
helmuarit rreth orës 10:30, ndërkohë
që rreth një orë më vonë është
njoftuar edhe Drejtoria e Policisë
së Lezhës. Njoftimi është dhënë
nga punonjësi i policisë, që shërben
në shkollën e mesme të fshatit
Gorre. Nga ana e policisë u dërgua
menjëherë grupi hetimor në vendin
e ngjarjes, ku u ushtrua kontroll
në të gjithë ambientet. Pikërisht
në katin e parë të kësaj shkolle
është gjetur dhe sekuestruar një
qeske plasmasi me mbishkrimin
"KARDPOND", e prodhimit kinez
me disa mbishkrime në gjuhën
italiane, ku përkthehet "Mos e
prek, mos e hap se ka efekt turbullues".
Pakoja e dyshimtë është
sekuestruar nga policia dhe aktualisht
po punohet për gjetjen e
personave, të cilët e kanë lënë në
atë vend. Sipas të dhënave hetimore,
kohët e fundit ka pasur punime
rikonstruksioni në atë shkollë
dhe lënda mund të jetë lënë edhe
nga punëtorët. Megjithatë, një gjë
e tillë ende nuk është vërtetuar.
Policia tha se gjatë ditës së
djeshme është mbyllur shkolla, ku
ndodhi ngjarja, ndërkohë që
mjekët kanë kryer ekzaminime te
nxënësit e tjerë, që mund të kishin
simptoma helmimi. Nga ana tjetër,
specialistët kanë nisur dezinfektimin
e shkollës për të parandaluar
pasoja të tjera. Sipas analizave
që kanë dalë në orët e pasdites dhe
sipas shërbimit të toksikologjisë, të
gjithë të helmuarit kanë pësuar
një shok kolektiv. "Simptomat e
para kanë qenë të vjella, asfiksi
dhe të helmuarit, pasi kanë ndihmën
e parë, kanë dalë jashtë rrezikut
për jetën", shpjeguan specialistët
e repartit të Toksikologjisë.
Të helmuarit
Esmeralda Vuthi, 18 vjeçe
Rudina Vata, 17 vjeçe
Diana Ndoj, 18 vjeçe
Drane Jaku, 50 vjeçe
Rake Deda, 50 vjeçe