E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Me lironi djalin ushtar, po vdes ne vetmi”

Ardian Bushi
Aksidenti ne pune, 22 vite me pare, i solli si “peshqesh” paralizen e trupit. Ndersa nje semundje e papritur e gruas, Terezines, qe u dergua dhjete dite me pare ne Itali per kurim, e ka lene te vetem e pa perkujdesje. I mbetur ne meshiren e fatit, Qemal Milla, qe sot numeron 65 vite jete, ben apel ndaj shtetit qe te pakten t’i lirojne djalin e tij ushtar, me qellim qe t’i sherbeje. Apeli i drejtohet ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe autoriteteve te tjera te Bashkise se Mamurrasit.
Ndersa qendron ne krevat pa levizur, aktualisht ka mbetur pa asnje perkujdesje. Bashkeshortja vuan nga mpiksja e gjakut dhe bllokimi i nje arterie te zemres e per kete shkak eshte nisur ne Itali per kurim. Qemali rrefen per gazeten “KJ” se ka pesuar aksident ndersa punonte ne ish-Ndermarrjen Bujqesore me zetor dhe qe prej asaj kohe ka demtuar shtyllen kurrizore. Prane shtratit mban patericat e tij, por thote se, here pas here, i duhet qe nevojat t’i kryeje ne krevat, si shkak i pamundesise per te levizur. “Mjeku i Poliklinikes se Qendres Shendetesore te Mamurrasit, Ardian Doci, me ka mbajtur gjalle, duke me kuruar vazhdimisht. Ndersa deri tani kam pasur perkujdesin e bashkeshortes time, tashme edhe ate nuk e kam me afer”, rrefen Milla.
Semundjet qe kane prekur dy kryefamiljaret vitin e kaluar, i detyruan t’i benin thirrje djalit te tyre, Besnikut, qe te kthehej nga emigracioni ne Itali. “Por, sapo im bir u kthye, e moren ushtar. Deri tani ka shlyer 9 muaj e dhjete dite sherbim. Une kam mbetur i vetem dhe jane komshinjte qe perkujdesen dhjete ditet e fundit, duke me gatuar”, tregon 65- vjecari. Madje ai shton se i ka shkruar Ministrise se Mbrojtjes dhe repartit ku sherben i biri, qe ta lirojne para kohe nga ushtria.
Mjeku:
“Gjendja e Qemalit, teper e renduar”
Mjeku i familjes, Ardian Doci, shprehet per kete problem se e ka ndjekur prej vitesh si pacient Qemalin, ku tashme krahas semundjes se paralizes ka edhe probleme me veshkat dhe gjendja e 65-vjecarit sa vjen e rendohet. “Ai ka nevoje per perkujdesje vetjake, te kete njerez per t’i sherbyer”, thote Doci per gazeten “KJ”. I moshuari mesohet se prej nje muaji i ka derguar nje leter ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, per lirimin e parakohshem te djalit te tij nga ushtria.
Kryebashkiaku:
“I kemi shkruar ministrise”
Kryetari i Bashksie se Mamurrasit, Dede Ndreca, i pyetur nga gazeta, shprehet se eshte njohur me problemin e Qemal Milles, ndersa i kane derguar si institucion nje relacion Ministrise se Mbrojtjes per lirimin e Besnik Milles nga ushtria. “Por, mundesite tona kaq jane dhe ne nuk mund t’i vijme ne ndihme ne shtepi”, thote Ndreca.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›