E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e kasave gjoba bizneseve

Përfundimi i afatit për vendosjen e kasave fiskale për biznesin,ka bërë që inspektorët tatimorë të ushtrojnë kontrolle në shumë lokale, bare dhe restorante kontroll për ndëshkimin e të gjithë subjekteve që nuk kane vendosur këtë paijsje. Mungesa njëkohësisht e liçensës dhe kasës fiskale ka sjellë sekuestrimin e të gjithë mallit në një subjekt si dhe bllokimin e aktivitetit të tij.

“Do penalizohen subjektet. Gjobat janë 100 mijë lekë të reja dhe 500 mijë të reja pas 10 ditësh dhe më pas bllokimi I aktivitetit. Rreth 200 subjekte kanë plotësuar procedurat për bllokim. Ka dhe subjekte të tjera që kanë marrë penalitetin e parë, por që kanë afat ligjor për t’u liçencuar” tha Gjon Ndoji, përgjegjës i Sektorit të Kontrollit.

Nga kontrollet e ushtruara në vazhdimësi bëhet e ditur se rreth 80 përqind e biznesveve në total kanë vendosur kasën fiskale, ndërsa pjesa tjetër ende jo. Në gjithë drejtorinë rajonale tatimore të Durrësit bëhet e ditur se ka rreth 400 subjekte të palicensuar, për të cilët do të marren masa ndëshkimore të rrepta.

Aleks Kalemasi                    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›