I moshuari i jep fund jetes me litar
TIRANE - Nje i moshuar, rreth 70 vjec i ka dhene fund jetes mbremjen e djeshme ne Laprake. Ngjarja ka ndodhur ne periferi te kryeqytetit. I moshuari emri i te cilit nuk eshte bere i ditur, eshte gjetur i vetevarur ne nje prej dhomave te shtepise se tij. Trupi i pajete i te moshuarit eshte konstatuar nga familjaret e tij, te cilet e kane derguar me urgjence ne spital, por gjithcka ka qene e kote, pasi ai kishte nderrua jete. Ne drejtim te vendit te ngjarjes, kane shkuar efektivat e policise, te cilat kane nisur hetimet per kete rast. Ne pyetje jane marre familjaret e viktimes, te cilet kane deklaruar se nuk kishin pasur ndonje paralajmerim apo ndonje dyshim se, ai do t'i jepte fund jetes. Sipas te dhenave te policia, i moshuari eshte gjetur i vetevarur me nje litar ne dhomen e shtepise se tij. Dyshimet jane se, ai e ka ndermarre aktin e veteflijimit ne nje moment kur ne shtepi nuk ka pasur asnje njeri. Trupi i tij eshte derguar ne morg, ku do te nxirret dhe shkaku i vertete i vdekjes se te moshuarit.
A. Cena
A. Cena