Dy nga klandestinet me "apelos"
D.Zisi
Korce- Dy nga shtate klandestinet qe mbeten ne mes te debores ne kufirin greko-shqiptar, kane qene me pare te proceduar dhe ishin te shpallur si te padeshirueshem, nga autoritetet e vendit fqinj. Aleksander Dushaj dhe Perparim Cali, nuk duhet te shkelnin ne token greke te pakten per 3 vjet, ndersa ne pamundesi te emigrimit te rregullt kane zgjedhur rrugen e rrezikut. Burime policore te Korces konfirmuan lajmin dhe bene me dije se jane ne pritje te riatdhesimit te grupit te emigranteve te kapur mbremjen e se dieles, mes te cileve edhe dy femije. Por grupi do te qendroje edhe per disa ore me teper, pasi mjeket greke deklaruan se dy vajzat, 1 dhe 2 vjece kishin probleme shendetesore dhe grate shenja lodhjeje dhe dehidratimi te trupit. Interesimit te pales shqiptare, policia greke e Kosturit iu pergjigj duke i thene se te shtate personat, po i nenshtrohen nje ekzaminimi mjekesor ne spital. Sipas policise greke, mjeket jane te mendimit se klandestinet duhet te qendrojne ende ne spital dhe vetem pas kesaj, do i nenshtrohen nje gjyqi formal per riatdhesim ne Shqiperi. Deportimi i tyre pritet te kryet nepermjet pikes se Kapshtices. Mengjesin e djeshem policia greke, i ka derguar zyrtarisht autoriteteve kufitare shqiptare, listen e plote te shate personave te gjetur ne debore.
Dy policite kane nisur njekohesisht hetimet, per ekzistencen e nje linje te mundshme trafiku te klandestineve. Policia greke ka kthyer zyrtarisht pergjigje, se dy persona nga grupi i klandestineve kane figuruar te ndaluar per te hyre ne Greqi. Perparim Cali dhe Aleksander Dushaj, sipas policise greke kishin "apelos", per te mos qendruar ne Greqi te pakten per tre vjet, pasi ne dokumentacionin e tyre gjate nje kontrolli te ushtruar kohe me pare, kane gjetur mangesi. Nderkohe nga ana e zyres se Antitrafikut ne Drejtorine e Policise se Korces, pritet deportimi i tyre me qellim qe t'i nenshtrohen pyetjeve edhe te hetuesve shqiptare. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se grupi, nuk ka pasur me vete shoqerues per t'i kaluar ne anen tjeter te kufirit, por gjithsesi hetimet do te vazhdojne per kete ceshtje. Grupi prej shtate personash, nga qyteti i Shkodres, kerkoi ndihme nepermjet telefonit, tek policia e Kapshtices dhe ajo greke, ndersa u gjeten ne mes te debores afer Kosturit. Ata kishin kaluar kufirin rreth ores 04:00 te mengjesit te se dieles dhe u gjeten pas 20 oresh.
Emigrantet
Vitore Dushaj, 21-vjece
Aleksander Dushaj, 23-vjec
Perparim Cali, 23-vjec
Valentina Cali, 33-vjece
Marjeta Gjelaj, 21-vjece
Anduaneta Gjelaj, 2-vjece
Klarisa Berri, 1-vjece