E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentja ther shokun ne auditor

Vlore- Perfundimi i lidhjes dashurore mes dy studenteve ne Universitetin e Vlores, dyshohet se eshte bere shkak i nje ngjarje dramatike ne auditoret e "Ismail Qemalit". Lediana Zekaj akuzohet se ka masakruar duke therur me thike ne fyt, shokun e ngushte te saj teksa dilnin nga klasa mesditen e djeshme. Incidenti ka tronditur studentet e universitetit, ndersa policia mberriti ne vendngjarje duke kryer hetimet paraprake. I lenduari Klaudio Kamberaj, eshte derguar me urgjence ne spital dhe ndodhet ne gjendje te rende shendetesore. E dyshuara 20 vjecare, e cila vazhdonte vitin e dyte ne Fakultetin e Shkencave Teknike, dega Teknologji Informacioni, eshte dorezuar ne Komisariat, 2 ore pas ngjarjes, ndersa deklaroi se Klaudio i kishte nxire jeten duke i kerkuar here pas here leke per te blere droge. Por policia e cilesoi deshmine jo te besueshme dhe priten detaje te tjera.

Ka qene ora 12:00 e dites se djeshme kur nje telefonate ka lajmeruar sallen operative te Komisariatit te Vlores per plagosjen e ndodhur ne auditorin e Universitetit te Vlores "Ismail Qemali". Deshmitare te ngjarjes jane bere dhjetera studente dhe stafi i universitetit, te cilet jane terrorizuar kur kane pare te pergjakur ne dysheme 20 vjecarin Klaudio Kamberaj. "Fillimisht degjuam nje debat mes dy te rinjve dhe me pas nje goditje ndaj te riut. Vajza u largua me vrap nga auditori, kurse sherri kishte nisur prej ditesh dhe dje ne klase", thane deshmitaret per policine, pas hetimeve paraprake. Shoket e klases 101 ne godinen C, deshmuan se cifti i te rinjve rrinin se bashku ne nje banke dhe se dolen nga salla ne perfundim te ores se dyte. Por pak momente pasi u mbyll dera jane degjuar zhurma ne korridor dhe me pas sirenat e makinave te policise. Stafi drejtues i universitetit deklaroi se kjo ishte nje ngjarje e rende, por sporadike dhe qe nuk ka pasur si motiv konfliktin per ceshtje akademike. Te pranishmit, i kane ardhur ne ndihme Kamberajt duke e derguar menjehere per ne spitalin e Vlores. Mjeket u shprehen se gjendja e tij paraqitet ende kritike, pasi ka nje plage ne pjesen e grykes, te shkaktuar nga nje thike.

Brenda pak minutash grupi hetimor ka mbledhur deshmite dhe identifikuar autoren, qe ka qene 20-vjecarja Lediana Zekaj. Ndersa nisen kerkimet per kapjen e saj, ndalimi eshte bere vetem pas dorezimit te studentes ne Komisariat, dy ore pas krimit. Vajza ka pranuar gjate deshmise se kishte goditur shokun, duke shpjeguar se ai e fyente here pas here. "Me kerkonte leke per te blere droge dhe ofendonte kur refuzoja. Nuk mund ta duroja me kete gjendje, por as nuk desha qe ta qelloja, por vetem qe ta trembja", eshte shprehur ajo gjate marrjes ne pyetje. Grupi hetimor dyshon se shkak mund te jete bere edhe perfundimi i lidhjes intime, ose ndonje xhelozi e studentes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›