E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau shokun, flijohet ne burg

Korce- Pesha e ndergjegjes dhe pendesa dyshohet se kane cuar drejt flijimit ne qelite e burgut te Drenoves ne Korce, ish-oficerin e ushtrise qe masakroi shokun e tij, pas nje sherri ne Pogradec. Burime zyrtare deklaruan dje se trupi i 52-vjecarit, Bashkim Mucka u gjet i pajete i vetevarur me carcafin e shtratit te qelise, mengjesin e djeshem. Ka qene ora 06:00 kur gardianet konstatuan trupin, ndersa ekspertet deklaruan se ngjarja kishte ndodhur disa ore para se te gjehej. Mucka priste te dilte para gjyqit, per vrasjen e kambistit Beqir Basha, krim qe ndodhi ne banesen e te dyshuarit, kurse motivet mbeten mister.

Burgu i Drenoves ne Korce, eshte vene ne alarm pasi gardiani i sherbimit te rojes zbuloi trupin e pajete te 52-vjecarit Bashkim Mucka, ne qeli. Askush nuk ka mundur te ndjeje gjate oreve te para te mengjesit te djeshem levizjet e ish-oficerit te ushtrise, ne lirim, ndersa ka marre carcafin nga shtrati dhe e ka lidhur ne dritaren e dhomes se burgut. Duke e bere ne forme laku ai e ka lidhur ne qafe dhe me pas ka peshuar mbi te duke perdorur nje prej karrigeve te qelise. Ne burg ka mberritur nje grup hetimor nga Policia dhe Prokuroria e Korces, ndersa jane marre deshmite e shokeve te qelise dhe te gardianeve, qe nuk munden ta parandalonin aktin. Mucka ishte i paraburgosur qe prej dates 4 te muajit tetor te vitit 2008, pasi u arrestua per masakrimin e Beqir Bashes, shokut te tij qe punonte si kambist ne Pogradec. Burime zyrtare thane se 52-vjecari ishte shfaqur i penduar pas krimit, duke thene se kishte qene i dehur ne momentin qe kishte vrare me cekan 55-vjecarin ne banesen e tij. Familjaret e te ndjerit kane terhequr trupin mbremjen e djeshme, ndersa nuk ishin vene re shenja te dhunes pas autopsise se kryer. Ekspertet thane se vdekja kishte ardhur si pasoje e asfiksise, te shkaktuar nga shtrengimi ne fyt me carcaf.

Sipas hetimeve te kryera nga Policia e Pogradecit, ne fillim te muajit tetor Bashkim Mucka, kishte ftuar ne banese Beqir Bashen, per te pire se bashku. Ngjarja e rende ndodhi ne lagjen nr. 4 te qytetit. Policia gjeti te pajete trupin e 55-vjecarit Basha, i cili ishte goditur me cekan dhe shufra hekuri. I dyshuari rrefeu pas krimit se kishte dale ne treg, mengjesin e asaj dite dhe aty kishte takuar ish-kolegun e tij ne ushtri, para se te dilnin ne lirim. Mucka ia hodhi fajin per kete ngjarje alkoolit, por edhe fyerjeve te shokut te tij, gjate kohes qe pinin ne shtepi.

Familja

Cifti Mucka kishte dy femije, nje djale dhe nje vajze. Djali gjendet ne Itali, kurse vajza ne Tirane me studime dhe bashkeshortet jetonin te vetem, deri para ngjarjes makabre. Fqinjet e familjes pas krimit u shprehen se Bashkimi ishte njeri i qete, kurse gruaja punonte ne nje rrobaqepesi te qytetit te Pogradecit. Ata kishin degjuar zhurma nga brenda baneses, duke vene ne dijeni edhe policine.

Hetimet

Gjykata e Pogradecit kishte lene ne "arrest me burg" Bashkim Mucken, gjate mases se sigurise me 9 tetor te vitit 2008, per vepren penale te "vrasjes". Policia bllokoi ne cilesine e proves materiale, mjetet me te cilat dyshohet se ndodhi vrasja e Beqir Bashes, nje shufer hekuri si dhe nje cekan, sende keto te gjendura ne shtepine e Muckes, i cili deklaroi se ishte ofenduar nga shoku i tij.

Daniela Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›