E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zanin e vrava per gjakun e vellait, prita tre vjet te vendosja drejtesi"

DURRES- Mungesa e besimit tek drejtesia, kane qene shkaqet qe shtyne 20-vjecarin Qemal Cerriku drejt ekzekutimit te bujshem prane stadiumit te qytetit te Durresit, te Denis Zanit dy dite me pare. Kete e ka pohuar i dyshuari pas arrestimit dhe marrjes ne pyetje nga policia vendore. "Ai me kishte torturuar vellane, Mario Cerriku, i cili vdiq kater dite pas gjendjes se komes", ka thene 20-vjecari para grupit hetimor, duke pranuar autoresine e krimit. Ndersa ka shpjeguar per policine arsyen e ketij krimi, Cerriku ka pohuar se tre vite me pare, Denis Zani, se bashku me persona te tjere, kishin keqtrajtuar vellane e tij duke e rrahur ne menyre barbare. Si pasoje e plageve te renda ai kishte vdekur ne spital. "Gjaku i vellait dhe deshira per te vene drejtesi ne vend, nuk me la te qete. Prita tre vjet deri ne momentin qe vrasesi i vellait tim doli nga burgu, per te marre hak", ka deshmuar me tej Cerriku. Aktualisht i dyshuari ndodhet ne dhomat e paraburgimit te komisariatit te Durresit, ne pritje per tu njohur me vendimin e mases se sigurise nga gjykata. Ngjarja ndodhi rreth ores 16:00 te se dieles prane stadiumit "Niko Dovana" te Durresit, kur 28-vjecari Denis Zani u qellua me nje bresheri ne lagjen nr. 15, ndersa pak dite me pare ishte liruar nga burgu. Ekspertet pohuan se viktima eshte qelluar tre here ne pjese te ndryshme te trupit dhe plaga ne koke ishte fatale per te.

Ndalimi

Qemal Cerriku eshte kapur vetem dy ore pas krimit, ne vendin e quajtur "Tre cezmat", lagjja nr. 15 e qytetit te Durresit. Ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar arma e krimit, nje pushke gjysme automatike, model 56. Ne momentin e ndalimit i dyshuari nuk ka bere asnje rezistence ndaj policise.

E. Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›