Vret pas vdekjes se djalit
KORCE- Humbja e djalit dy muaj me pare pas flijimit ne nje prej reparteve ushtarake te Tiranes ku dhe sherbente, dyshohet se ka cuar ne crregullime mendore nje 45-vjecar nga fshati Podgorie i Korces. Reshit Hadri akuzohet se ka vrare diten e djeshme bashkefshatarin e tij, Lulzim Lazen, 38-vjec dhe ka plagosur mbesen e tij, Shpresa M., ndersa per nje ore me radhe ka terrorizuar banoret e fshatit dhe ka qelluar ne menyre te pakontrolluar. Perpjekjet e policise deri ne oret e vona te mbremjes kane deshtuar, pasi 45-vjecari i ka sulmuar me arme nga pozicioni ku ndodhej, nje guve e fshehte ne Malin e Thate. Ne vendngjarje ka mberritur edhe nje skuader e forcave speciale, ndersa Hadri kercenoi me vetevrasje dhe se nuk dorezohej pa marre hakun e djalit te tij, Gezimit, per te cilin dyshon se eshte vrare.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:00 ne fshatin Podgorie te rrethit te Korces. Banoret jane terrorizuar nga sjellja e cuditshme e bashkefshatarit te tyre Reshit Hadri, i cili dy muaj me pare kishte humbur edhe te birin pas veteflijimit. Me dy arme automatike "Kallashnikov" dhe nje gjerdan fishekesh ne brez, 45-vjecari eshte pare rrugeve te fshatit duke kercenuar banoret. "Ndersa gjuante me arme ne ajer dhe drejt nesh, ai trokiste ne dyert e shtepive dhe na kercenonte", i rrefyen banoret policise qe mberriti ne fshat pas marrjes se informacionit. Paniku ka zgjatur per nje ore me radhe, kur ne periferi te fshatit Hadri ka hasur bashkefshatarin e tij, Lulzim Laze, 38-vjec, i cili ne ato momente shkarkonte drute nga gomari. Me nje bresheri te befasishme dhe per motive ende te paqarta, Hadri dyshohet se ka ekzekutuar Lazen dhe me pas mbesen e tij, Shpresa M., e cila eshte derguar ne spitalin e qytetit. Por policia nuk konfirmoi plagosjen e kesaj te fundit, ndersa largesia e fshatit ka veshtiresuar mbledhjen e te dhenave te sakta. Mjeket thane se viktima kishte marre tre plumba, njeri prej te cileve i ka shkaktuar vdekjen. Rreth ores 16:00 ne fshat ka mberritur policia e Korces, ndersa i dyshuari eshte larguar ne drejtim te pyllit.
Operacioni
Rreth ores 17:00 ne Podgorie kishin mberritur 80 forca te policise vendore, te cilat munden te rrethonin te dyshuarin. Reshit Hadri ka marre me vete gjate largimit edhe disa granata, nderkohe qe ne momentin qe ka pikasur uniformat blu, ka leshuar bresheri automatiku ne drejtim te tyre. Burime zyrtare thane se nuk i jane pergjigjur te shtenave te 45-vjecarit dhe se nuk ka pasur asnje te lenduar mes paleve. Drejtuesit e komisariatit kane negociuar per tre ore me te dyshuarin, duke i bere thirrje qe te dorezohej. "Ai ka refuzuar thirrjen tone per vetedorezim, per te shmangur pasojat", shpjeguan burime policore pjesemarrese ne aksion. Deri ne oren 20:00 ai ka kembengulur se djali i tij, Gezimi nuk ishte veteflijuar dhe se dyshonte per vrasjen e tij dhe se kerkonte drejtesi nepermjet hakmarrjes. "Nese ju afroheni une do te vetevritem. Nuk dorezohem pa marre gjakun e djalit qe me vrane", ka paralajmeruar Hadri. Mesohet se ai qendron i fshehur ne nje guve te fshehte ne Malin e Thate, e quajtur ndryshe "Guva e Dhelpres". Gjate oreve te vona te mbremjes i dyshuari nuk i eshte pergjigjur me thirrjeve te policise, duke e shtuar me shume misterin per fatin e tij.
Ushtari u vetevra ne sherbim
Gezim Hadri, 19 vjec, nga fshati Podgorie i Korces, i ka dhene fund jetes ne oren 21:00, te dates 12 nentor te vitit te kaluar. Sipas hetimeve te kryera, ai ka qelluar veten rreth 30 minuta pasi kishte marre sherbimin e rojes ne repartin e Gardes, ne fshatin Mullet, pak kilometra larg Tiranes. Zyrtare te policise thane pas ngjarjes se behej fjale per nje vetevrasje te rekrutit ne rrethana ende te paqarta. Babai i tij, Reshit Hadri, diten e djeshme ka akuzuar se i biri ishte vrare dhe mohoi te ishte flijuar gjate sherbimit.
Daniela Zisi