E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet te percaktohet shperblimi i fundvitit per pensionistet



Anilejda Shembitraku

Pritet qe ne fillim te muajit dhjetor te percaktohet shperblimi i fundvitit per pensionistet. Sipas informacioneve nga Ministria e Financave pensionistet nuk do te mbeten duarbosh edhe per kete vit ne prag te festave. Ministria e Financave pritet te aprovoje shume shpejt nje kuote shperblimi per te gjithe pensionistet ne vend.

Masa
Eshte ende ne diskutim masa e shperblimit e cila pak vite me pare ishte 5 mije leke ndersa nje vit me pare ajo arriti minimumin e saj 2500 leke. Caktimi i shumes per keto kategori do te percaktohet nga Ministria e Financave ne konsulence me drejtues te tjere te Institutit te Sigurimeve Shoqerore me kerkese te kryeministrit Sali Berisha. Pas kesaj kerkese pritet qe shume shpejt Ministria e Financave te realizoje dhe perllogaritjet si dhe mundesite per realizimin e shperblimit te pensionisteve. Ndonese nuk ka nje date per caktimin e shperblimit per kete kategori ajo do te dale sapo Ministria e Financave te marre vendimin per caktimin e shperblimit si dhe mundesine e marrjes se tij para festave. Shifra e shperblimit per kete vit pritet te mos jete me e larte se e vitit qe shkoi.

Tradita
Dhenia e shperblimit per festat e fundvitit jo vetem per moshen e trete por edhe per punonjesit e administrates tashme eshte kthyer ne tradite per vendin tone. Fillimisht shperblimi per festat ose sic u quajt ndryshe nga ish-kryeministri i vendit Fatos Nano si Kartolina e Vitit te Ri per pensionistet u aplikua per here te pare nga Nano ne vitin 2004 kur ai u premtoi dhe u shperndau nje shperblim prej 3 mije lekesh per te gjitha kategorite e te moshuarve. Me pas edhe pas nderrimit te pushteteve ne vitin 2005 kur ne krye te qeverise erdhi kryeministri aktual i vendit Sali Berisha u respektua e njejta tradite. Qe nga viti 2005 Berisha ka miratuar vendimin per shperblimin e pensionisteve dhe administrates duke u dhene nje pagese deri ne 5 mije leke moshes se trete si nje dhurate per festat e fundvitit. Aktualisht ne vendin tone jane rreth 550 mije pensioniste perfitues te ketij shperblimi qe jepet cdo fundvit me rastin e festave te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri. Vit pas viti te gjithe pensionistet kane perfituar nje shperblim prej 5 mije lekesh. Shperblimi eshte dhene per te gjithe pensionistet pavaresisht vendit ku ata ndodhen apo kategorise qe i perkasin. Ashtu sic ka ndodhur cdo vit keta pensioniste do te kene mundesi qe te marrin nje rritje pensioni vetem per muajin fundit te vitit si kompensim per te kaluar sa me mire festat e fundvitit. Tradicionalisht sezoni i festave te fundvitit eshte shoqeruar me nje rritje te cmimeve te mallrave te konsumit gje qe eshte vene re edhe ne kete situate aq me teper duke marre parasysh renien e fuqise blerese. Keto fakte kane zbehur vleren financiare te shperblimeve si dhe kane varferuar tryezen e festes se Vitit te Ri si festa tradicionale e shqiptareve.

Durres
Bashkia feston 98-vjetorin e Dites se Flamurit

Bashkia e Durresit ka organizuar nje ceremoni solemne ne perkujtim te ngritjes se Flamurit te Pavaresise ne Durres me 26 nentor 1912. Ne kete ceremoni kane marre pjese kryetari i Bashkise se Durresit Vangjush Dako dhe kreu i komunes se Ulqinit Gezim Hajdinaga i cili ndodhet per vizite ne Durres veterane perfaqesues te komuniteteve fetare perfaqesues dhe zyrtare te tjere te pushtetit vendor etj. Flamurin perpara Bashkise ne te njejtin vend ku eshte shpalosur edhe perpara 98 vitesh e ka ngritur kryetari i Bashkise se Durresit Vangjush Dako se bashku me kreun e komunes se Ulqinit Gezim Hajdinaga. Kryebashkiaku Dako ne fjalen e rastit deklaroi se te gjithe perulen me respekt perpara te gjithe atyre patrioteve qe sakrifikuan gjithcka per pavaresine e vendit Jam i nderuar dhe i prekur te perseris sot 98 vjet me pas me solemnitet dhe pergjegjesi aktin historik qe kreu kryetari i pare i bashkise se Durresit Hafiz Podgorica duke ngritur flamurin shqiptar me 26 nentor te vitit 1912. Flamuri eshte shenja jone kombetare dhe thirrja e bashkimit. Flamuri eshte identiteti yne. Sot perulemi me nderim te vecante para atyre patrioteve durrsake qe nder vite para dhe pas ngritjes se flamurit i jane kushtuar kredos kombetare dhe nuk kane kursyer per te cfare kane pasur me te shtrenjte. Ata jane nje model per ne dhe per brezat e rinj. Ata jane nje model qe nuk vjetrohet. Ideali i pavaresise ne kete kohe te ndervaresise ideali i identitetit ne kohen e stome ideali shqiptar ne kete kohe te evropianizimit nuk jane aspak ne kunderthenie ndaj njeri-tjetrit.

27 Nentor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›