E Diel, 1 Nëntor 2026

I moshuari “u tradhtua” nga gjaku mbi këmishë

Dëshmia e vajzës së autorit: Babai erdhi në shtëpinë time në orën 11:00 të së enjtes. Kishte njolla gjaku në këmishë, por më tha se mund t’i kishte rrjedhur nga hundët

Policia e Korçës ka rindërtuar skenën horror të krimit, që sipas tyre ka zgjatur më shumë se 4 orë. 84-vjeçari dyshohet se e ka sulmuar të dashurën e tij në orët e para të mëngjesit të së enjtes, kur ajo po flinte e vetme në divanin e kuzhinës. Fillimisht, 42-vjeçarja Arapi është qëlluar me një mjet të fortë në kokë, në kohën kur kjo e fundit mund të ketë qenë duke fjetur. Më pas, dyshohet se Gaqo Dumka, me anë të një thike i ka prerë fytin e më pas të gjithë kokën me sëpatë. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, rezulton se Arapi nuk ka humbur jetën nga goditja në kokë, por nga prerja e kokës. Sipas hetimeve të kryera deri më tani, rezulton se, pasi i ka prerë kokën, 84-vjeçari me anë të një sëpate dhe të dy thikave ka nisur prerjen e gjymtyrëve, duke nisur nga krahët, këmbët, kofshët e deri te dëmtimi i organeve gjenitale të 42-vjeçares, të cilat ishin veçuar nga pjesa tjetër e legenit. Më pas, sipas dinamikës së ngjarjes të ndërtuar nga ana e Policisë së Korçës, rezulton se Dumka i ka ndarë pjesët e trupit në disa qese të zeza plastike, të cilat një e nga një më pas i ka hedhur një kosh plehrash që ishte vetëm disa metra nga banesa e tij. Pas kësaj, Gaqo Dumka është munduar të pastrojë njollat e gjakut, por ishte e pamundur, pasi ato ishin të spërkatura në të gjithë pjesën e murit. Gjithashtu, nga kontrolli në banesë ka rezultuar se një sërë veshjesh të 84-vjeçarit ishin të spërkatura me gjak. Pasi ka hedhur qeset e plehrave në kosh, rreth orës 11:00 të datës 11 gusht, Dumka ka shkuar në banesën e vajzës së tij, e cila ishte kthyer vetëm pak ditë më parë nga Greqia për pushime. Pasi ka hyrë në banesë, vajza ka konstatuar disa njolla të vogla gjaku në këmishën e të atit dhe e shqetësuar e ka pyetur se pse kishte gjak. Sipas deklarimeve të bëra në polici, vajza e 84-vjeçarit është shprehur se Babai u step për një moment, por më pas e kaloi, duke më thënë se mund t’i kishte rrjedhur gjak nga hundët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›