E Diel, 1 Nëntor 2026

I mundësohet anëtarësia edhe Shemsi Veselit

(E plotësuar) Në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së, situata ndryshon prej çastit në çast.

Sipas një burime të Indeksonline, të pranishëm në këtë kuvend, dy janë skenaret që mund të ndodhin.

Sipas po këtij burimi, deri tash në degën e PDK-së në Prishtinë është vendosur për njëzet anëtarët e parë të kryesisë. Ndërsa të hënën kryesia qendrore e partisë vendos në bazë të statutit i cili parasheh kuotën e pjesëmarrjes gjinore të paktën 20 për qind. Në një situatë të tillë i bjen të jetë fituese Dhurata Hoxha në vend të Agron Mustafës që ka përparësi alfabetike.

Ndërkaq, mundësi tjetër është që kryesia të rritet deri në 31. Këtë vendim mund ta merr kryesia qendrore.

---

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kryesia e PDK-së do të zgjerohet nga 21, në 27 anëtarë.

Mësohet se kjo po ndodhë për t’i mundësuar Shemsi Veselit të jetë pjesë meqë ai nuk i kishte votat e mjaftueshme fillimisht.

Të gjashtë anëtarët që do të shtohen i kanë nga 24 vota. 

---

Këshilli Drejtues i PDK-së në Prishtinë, ka votuar sot kryesinë e re të kësaj dege.

Për kryetar të degës së PDK-së në Prishtinë sipas burimeve të Indeksonline më së shumti vota ka Lirak Çelaj.

Kurse, votat për kryesinë janë këto:
Fatmir Sopi është i pari me 36 vota, Lirak Çelaj i dyti me 33 vota. Pastaj është Vlora Çitaku dhe Memli Krasniqi, Blerand Stavileci me 31, Liridon Restelica ka 29 vota ndërkaq Genc Prejvukaj 26.

Kurse Shemsi Veseli nuk ka marrë vota të mjaftueshme për të hyrë në kryesi.

Gjuthsej përbërja e kryesisë së PDK-së në Prishtinë do të ketë 21 anëtarë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›