Bastos e dëshiron Juventusin

Nga Express më 11 shkurt 2011 në ora 19:31
Mesfushori i majtë i Olympique Lyon, Michel Bastos ka mirëpritur mundësinë e transferimit në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës.
Reprezentuesi brazilian është objektiv i Bianconerëve dhe është shprehur i hapur për kalim në Torino.
“Juventus më kërkon dhe asnjë futbollist nuk mund të refuzojë fanellën bardh e zi. Felipe Melo më ka treguar për ambiciet e mëdha të klubit. Pastaj aty janë kampionë të mëdhenj si Del Piero e Buffon”, tha Bastos për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.