Kashmir: Protesta me kërkesa për hakmarrje ndaj ushtarëve indianë

Më shumë se 400 persona janë mbledhur kundër vrasjes së katër protestuesve nga trupat paramilitare në rajonin e Kashmirit. Ushtarët indianë kanë shtënë në drejtim të disa protestuesve në rajonin e Kashmirit, ku mbetën 4 të vrarë dhe 40 persona të plagosur.
Drejtuesit e protestës që iu drejtuan turmës, thanë se “ata do të hakmerren” nëse Kombet e Bashkuara nuk reagojnë për këto vrasje. "Ne do të duhet të bëjmë atë që kanë bërë ata. Hakmarrja është e vetmja mundësi. Do të përdorim të njëjtat taktika që përdori ushtria indiane kundër viktimave të pafajshme. Do t’i sulmojmë tiranët”, tha një udhëheqës lokal. Kashmiri është ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit, por këto dy vende pretendojnë të jetë i tyre në tërësi. India dhe Pakistani kanë zhvilluar edhe dy luftëra në të kaluarën për këtë territor./Indeksonline/