I “ndërruan” djalin me vajzë, vret me gur kunatin
Autori i Lajmit: red.
Dyshimi për ndërrimin e dy fëmijëve në spital 10 vjet më parë është bërë shkak për një krim brenda familjes. Një 40-vjeçar ka vrarë kunatin e tij, pasi ky i fundit pretendonte atësinë mbi djalin e vrasësit.
Ngjara e rëndë ka ndodhur dy netë më parë në fshatin Çerenc të Bulqizës. Dhe pse dy kushërinjtë ishin nga 10 vjeç, viktima është kujtuar vetëm tani, për dyshimet që kishtë në lidhje me atësinë dhe mëmësinë e fëmijëve. Ndërkohë që, burime nga policia pohuan se dy djemtë, atësia e të cilëve është bërë molla e sherrit, tashmë do të verifikohet me anë të analizës së AND-së.
Ngjarja
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një 50-vjeçari ka ndodhur natën e mbrëmshme në një fshat të Bulqizës, kur ai është goditur me gurë nga kunati i tij, 40-vjeçar. Sipas burimeve policore të Bulqizës, 50-vjeçari, Vladimir Lika, nga fshati Çerenec ka gjetur vdekjen nga goditja më gurë pas kokës pikërisht nga kunati i tij Shefki Lika, 40 vjeç, banues në po të njëjtin fshat. Agresori është arrestuar nga uniformat blu të komisariatit të Bulqizës, ndërsa është nën hetim për shkakun e kësaj vrasjeje brenda familjes.
Policia
Gjithnjë sipas burimeve policore që i referohen dhe thënieve të 40-vjeçarit, ngjarja e ka pikënisjen rreth orës 22.00 të mbrëmjes së së djeshme, kur djali 10-vjeçar i Shefki Likës, i ka shkuar i traumatizuar tek shtëpia të atit, duke i thënë se Vladimir Lika, i dehur i ishtë ngjitur në shtëpi, duke i thënë se “je fëmija im” dhe se “gabimisht të kanë ndërruar në maternitet”! Pamja e trishtuar e djalit, ka bërë që Shefki Lika të dalë nga shtëpia dhe të niset për tek vendi ku ndodhej kunati i tij Vladimir Lika dhe sapo e ka parë i është afruar dhe e ka goditur me gurë nga pas koke, duke e lënë të shtrirë pa ndjenja. Kanë qenë familjarët që e kanë marrë atë, pasi janë dëgjuar zënkat në mes të dy kunetërve dhe përleshjes me gurë, duke e dërguar atë për në spitalin e Bulqizës. Gjatë gjithë natës mjekët janë kujdesur për ta nxjerrë nga rreziku për jetën, por rreth orës 05.00 të mëngjesit ai ka ndërruar jetë në spital për shkak të frakturave të rënda të shkaktuara në kokë si dhe hemoragjisë që ka pësuar.
Dëshmia në polici
“Më traumatizoi djalin, ndaj e vrava”
Policia ka shkuar në fshatin Çerenec, ku ka arrestuar 40-vjeçarin, Shefki Lila, si autor i vrasjes me mjete të forta të kunatit të tij, Vladimir Lika. Shefki Lika nuk e ka mohuar zënkën dhe goditjen e bërë, por është shprehur se e kishte kryer krimin pasi kishte parë djalin të traumatizuar nga ajo që i kishte thënë kunati i tij, dhe se kjo nuk ishte hera e parë që ngjiste me fëmijën e tij. Disa herë Vladimiri i dilte para djalit, është shprehur Shefkiu duke i thënë se je djali im dhe se ishte ndërruar gabimisht në maternitet me vajzën 10-vjeçare që aktualisht e ka në shtëpinë e tij. Por, Shefkiu asnjëherë nuk e ka pranuar një gjë të tillë, duke thënë se vërtetë kunatat ishin shtruar në lindje në të njëjtin maternitet, atë të Bulqizës, por lindjet kanë qenë në një fazë kohe të ndryshme, deri në dy javë distancë kunata nga kunata, d.m.th, gruaja e Shefkiut, sipas të cilit kishte lindur djalë dhe gruaja e të ndjerit Vladimirit që kishte lindur vajzë. Policia ka marrë dy certifikatat e lindjes të dy fëmijëve dhe po heton rreth të vërtesës së kësaj lindjeje, atësisë e amësinë së dy fëmijëve. Sipas policisë që kanë kqyrur certifikatat, rezulton se ato mbajnë distancën kohore për dy javë të lindjes së djalit dhe të vajzës, ndërsa pritet dhe ekpertiza më e thelluar mjekësore përmes ADN-së për prindërit dhe fëmijët, për shkak të pretendimit për atësinë dhe amësinë e të cilëve ndodhi dhe ngjarja e rëndë, duke sjellë vdekjen e Vladimir Likës.
Ky lajm është publikuar: 31/07/2008