I nderuar zoti Kryetar, Te nderuar kolege deputete, Seanca e sotme plenare, megjithese ne permbajtje e përsëritur, na sjell te diskutimi i rregullt procedurial per nje komision hetimi ne mbesh
I nderuar zoti Kryetar,
Te nderuar kolege deputete,
Seanca e sotme plenare, megjithese ne permbajtje e përsëritur, na sjell te diskutimi i rregullt procedurial per nje komision hetimi ne mbeshtetje te kushtetutes dhe te ligjit per komisionet hetimore parlamentare per cështje që shqetësojnë, jo vetem zotin Berisha dhe opoziten, por te gjithe përfaqësuesit politike të popullit, krahas opinionit publik.
Kisha shpresuar qe sot te dilja prape me kete fjalim rezerve pa e mbajtur, por me sa duket zoti Berisha i palodhshem dhe i paamnistueshem,mendon se do te lodhemi ne perballimin e nje debati natyrisht politik, natyrisht kushtetues,ne mbrojtje te institucioneve dhe te autoritetit te ligjit ne nje vend demokratik, i cili ka hyre ne vitin e gjashte te normalitetit, pasi u largua zoti Berisha nga pushteti. Une kisha shpresuar dhe vazhdoj te shpresoj, se nuk do te ishte me vendi per te rihapur ketë diskutim absurd qe sapo perseriti kryetari i opozites dhe se do te gjenim ate hapesire qe ne menyre jashtezakonisht te ftohte dhe korrekte krijoi interpretimi i kryetarit te grupit parlamentar te mazhorances, zotit Ruçi, për te mbrojtur së bashku Kushtetutën dhe per t'u angazhuar se bashku, jo vetem ne hetime, por edhe ne te gjithe instrumentet institucionale dhe ligjore qe zhvillojme, per luftën kundër krimit të organizuar apo korrupsionit.
Unë besoj se tashmë shqiptarët e kanë marrë vesh se kush është i interesuar për ta mbrojtur Kushtetutën dhe ta luftoje realisht korrupsionin: ne qe e beme Kushtetuten dhe jo korrupsonin, apo ju që vazhdoni ta quani "pasaportë te Nanos apo te krimit".
Une shpresoj qe dhe sot mund të falenderohet opozita për angazhimin ne parim për të mbrojtur kushtetutën dhe ne lufte ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nxitur do te bej dhe nje precizim te objektit te debatit, nje mirekuptim qe vertet, duke mbrojtur Kushtetuten na angazhon ne hetime parlamentare per çeshtje sensitive per publikun.
Ju, zoti Berisha, po vazhdoni te na jepni mundësinë, pra, edhe sot, që të bëjmë detyrën tonë politike për të treguar se kush jemi dhe kë përfaqësojmë realisht, përballë mungesës së alternativave dhe luftës boshe qe ju vazhdoni te zhvilloni.
Ne seancat e mepareshme ne, mbeshtetur ne kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe ne legjislacionin shqiptar, sqaruam opinionin publik dhe zgjedhesit e ketij vendi, se qellimi i kerkeses tuaj nuk eshte aspak, sic pretendoni, lufta kunder korrupsionit, por vetem rrenimi dhe degradimi i figures se nje kryetari te suksesshem te bashkise qe eshte Edi Rama dhe, kjo behej me qellime te dukshme elektorale. Ju sapo deklaruat qe e keni mbaruar hetimin, keshtu qe ju s'keni nevoje per komision. Meqe ju e keni mbaruar hetimin, ju jeni mesuar qe edhe te hetoni, dhe te beni pretencen dhe te urdheroni arrestimin, dhe te vendosni se si duhet te gjykojne dhe te nxjerrin vendime gjykatesit, pastaj, pasi i denoni per gjithe jeten filloni i falni pak nga pak dhe ne nje moment te caktuar nuk merziten as individet perfaqsues te shumices se shqiptareve qe duan demokraci dhe shtet ligjor, por nuk merzitet askush tjeter pervec popullit dhe elektoratit qe ju detyron te dilni ne opozite, ku me sa duket e keni ndare mendjen te rrini gjate. Ne si maxhorance po vazhdojme te demonstrojme qendrimin tone te prere ne mbrojtje te parimeve kushtetuese dhe te ndarjes se pushteteve, qe presupozon nje kushtetute demokratike te nje Republike Parlamentare, sepse vetem kjo ndarje dhe keto parime kushtetuese garantojne fuqizimin e metejshem te institucioneve, por dhe funksionimin e tyre sipas standarteve demokratike.
Ne e kemi perseritur, po e perseritim edhe sot qendrimin tone kushtetues, edhe atehere kur ishim plotesisht te bindur se perpjekjet tuaja do te synonin dhe vazhdojne te synojne ta keqperdornin kete pozicion parimor tonin, per te hedhur balte mbi gjithe qeverine dhe qeverisjen socialiste.
Ne e mbajme qendrimin tone kushtetues edhe sot sepse me kete rast sqarojme qe ju kerkoni kaos institucional dhe jo lufte kunder korrupsionit.
Ne, ne te gjitha rastet, vazhdojme qetesisht te demonstrojme me prova se jemi te vendosur per te forcuar shtetin e se drejtes si dhe luften kunder korrupsionit, sepse pa shtetin e se drejtes nuk eshte e mundur te luftohet krimi i organizuar.
Pas analizave te gjithanshme, sic e theksoi z.Ruci ne jemi pothuajse ne nje brazde, jo vetem ne nje interpretim kushtetues, qe per ceshtje te mprehta te interesit te gjere publik, komisionet hetimore parlamentare jane instrumenta te rendesishem per funksionimin e demokracise, prandaj duhen te ngrihen dhe duhen vene ne qender te verpimtarise se tyre kushteuese, natyrisht interesat e gjera te publikut pa anashkaluar ne asnje rast ligjin. Meqe ju e keni mbaruar hetimin dhe ju ngulni kembe qe hetimet te behen ne menyre te paligjshme, apo ju po vazhdoni te kontribuoni edhe tani qe jeni ne opozite ne cenimin dhe ne rrenimin e autoritetit te ligjit dhe te shtetit te se drejtes.
Une po e rimar formulimin korrekt, kushtetues vullnetmire dhe konstruktiv te kryetarit te grupit parlamentar te maxhorances qe vjen ne perputhje me ligjin per komisionet hetimore parlamentare vetem ne zgjerim te inciatives te propozimit tuaj dhe jo ne cenim apo dhunim te saj. Pra, ne nuk duam ekuivoke me ne kete vend dhe ne nuk mund te rishfaqim edhe ne kete kuvend dallimin parimor dhe ligjor, pervec rezultateve qe i prekin te gjithe njerezit, midis menyres dhe kohes qe keni administruar ju pushtetin vendor dhe qendror si dhe menyres dhe kohes qe ne administrojme pushtetin vendor nga viti 2000 e ketej, pushtetin qendror nga viti 97 e ketej.
Prandaj une besoj se, jo vetem qe jeni te respektuar dhe te integruar ne angazhimin e Kuvendit dhe Komisioneve te specializuara per hetim dhe lufte kunder abuzimit, korrupsionit, krimit te organizuar etj, por perkundrazi jeni dhe te mbeshtetur dhe te shumefishuar ne kete investigim, sepse, sapo e thate dhe ju, nuk keni kontest qe ta shtrijme kete arsyetim te Kuvendit tone sovran, megjithecka qe, me sensibilitetet e publikut, ka te beje me perdorim apo shperdorim fondesh publike, ne judiksionin e Bashkise se Tiranes ku mpleksen institucione dhe korume vendimarrese te disa niveleve.
Nqs ju mendoni se ne kerkojme kete lloj formulimi per nje lloj komisioni qe te hetoje se cka bere shiku juaj ne Tirane qe nga 92 deri ne 97, nuk eshte ky rasti, nuk ua kemi me hile. S'ka te bej me SHIKU- apo me SHISH kesaj rradhe. Sepse kjo platforme hetimi pralamentar qe sapo ritheksoj kryetari i grupit te mazhorances ku ju perfshin dhe ju shumefishon juve, me iniciativat qe moret do te ne na ndihmonte te arrinim ne nje gjykim me te plote dhe te thelluar te problematikes me te cilen eshte perballuar dhe perballet kryeqyteti i vendit tone te dashur.
Unë besoj se pas vlerësimit që do të bëjë ky komision, dhe jo hetimi juaj i mbaruar qytetarët e Tiranës dhe gjithë shqipëtarët, do të kenë mundësi te kuptojnë më mirë se kush e shkakoi masakrën urbane? Kush i orientoi e lejoi sipërmarrësit që u ngriten me shpirtin e tyre ne kembe dhe mbajne ne kembe nje vend te tere tani, qe në kundërshtim me ligjet e kohës të investojnë para të pasigurta deri ne piramida?
Kush e shkaktoi kaosin e konflikteve të pronësisë në këto vite duke rrezikuar seriozisht jo vetem rezultatet e sipemarrjes shqiptare, por edhe aftesite e saj konkuruese tani qe Shqiperia po hapet dhe po nenshkruan marreveshje te tregtise se lire ne te cilat duhet konkuruar? Nga ana tjeter kjo analize do te na bente me te pergatitur ne dhe ju jemi te gjithe perfaqsues te popullit per reformen e pushtetit vendor qe duhet bere ne funksion te zhvillimit te vendit dhe te integrimit ne Europe, qe duhet bere qe te krijohen dhe te shtohen kapacitetet qe thithin fonde publike dhe i administrojne sipas ligjit edhe ne nivelet e qeverisjes vendore. Pra, vetem ne kete menyre, me kete sens analize, ne do te mund te justifikonim kohen e vene ne dispozicion te kesaj ceshtjeje, heren e pare ju akuzova keni dy jave qe bllokoni administraten dhe fatura ishte 1.9 miliard, ju sot ju falenderoj moret persiper 6 jave dhe fatura eshte 5.7 miliard.
Zoti Berisha, po ju drejtohem juve personalisht si drejtuesi legjendar i opozites. A e keni menduar se sa kohe i keni humbur Shqiperise dhe shqiptareve, tempullit te demokracise, pra Kuvendit me gerrmerret e tua? A e dini listen e gjate te ligjeve qe presin te merren ne shqyrtim nga Kuvendi qe dhe ju te nenshkruani marreveshjen e stabilizim-asocimit dhe te integroheni ne BE? A e dini se miratimi i ketyre ligjeve perben nje detyrim politik te gjitheve perballe te ardhmes dhe atdheut per progres dhe integrimin euroatlantik te vendit. A e doni ju kete zhvillim dhe integrim z. Berisha?
Une e di dhe e respektoj rregullin e lojes politike qe ka per synim rrezimin e qeverise dhe marrjen e pushtetit, bile zoti Ngjela vazhdon ta formuloje ne menyre anglosaksone kete, por teoria anglosaksone eshte larg rekordeve ju keni lene ne administrim pushteti kur perdoret dhunen ndaj qytetareve dhe ne amnistim opozite kur perdoret dhunen per te marre pushtetin dhe keto jane fakte te cilat jane aty per tu hetuar gjithshtu. Ju po shkoni larg zoti Berisha, si perhere emocionaliteti juaj i pakontrolluar ju shtyu ne menyre recitiviste ne adresimin e kesaj lufte politike kunder proceseve te integrimit euroatlantik te vendit., si dhe percaktimeve te rendesishme gjeostrategjike per atdheun tone te dashur, qe na sigurojne zhvillim integrim dhe mbrojtje dhe stabilitet te sigurte te atdheut tone te dashur. Sigurisht, une nuk mund te bie ne pozitat e disa kritizereve qe mendojne se keto porosi ju vazhdoni merrni nga ish shefi juaj i SHIK-ut, Gazidede qe jep mesim ne shkolla fondamentaliste islamike. Pra me lejohet te te paragjykoj Ju dhe veprimet e Tuaja ne pergjithesi, por kembengulja juaj per te mos bashkepunuar, per bere reforma, per te nxitur intitucionet te punojne edhe per te luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin me ben te kuptoj qe jane shume e shume njerez qe te mendojne pikerisht keshtu se ju ne emer te pozitave fondamentaliste kerkoni te bllokoni arritjet e standarteve perendimore ne Republiken e Shqiperise. Pra ju doni te mbani peng Shqiperise me reformave e saj, gje qe ne nuk mund dhe nuk na lejohet ta tolerojme.
Ta kam thene edhe nje here nga kjo foltore dhe gjej rastin ta perseris se rikthimi i klimes se konfliktualitetit, jo vetem pengon realizimin sa me te shpejte te reformave integruese qe ju duhen te gjitheve, i duhen sipermarresve, qytetareve, fshatareve i duhet investitoreve vendas dhe te huaj i duhen pjesetareve te shkelqyer te forcave tona te armatosura qe po vene idealet dhe gjakun e tyre ne dispozicion te sigurise dhe te integrimit te vendit ne solidaritetin global te kombeve euroatlantike dhe ju po vazhdoni te rikrijoni nje klime militantizmi antireforme dhe ngadalesuar, nuk e pengoni dot punen e administrates publike dhe c'eshte me kritike duke u dhene mundesi krimineleve, te korruptuarve, hajduteve, trafikanteve te verete te fishihen ne mjegullen e konfliktulitetin tuaj. Pra ju po bllokoni edhe luften kunder korrupsionit, trafiqeve dhe krimit te organizuar. E di se, ndersa them keto fjale, shume nga bashkepunetoret tuaj po ngazellehen. Por eshte nje gezim i pavlere, sepse ne do ta vazhdojme me vendosmeri procesin e reformave (me shprese se do te reformoheni nje dite prej ditesh edhe ju se bashku me atdheun) dhe kete do ta bejme si nje permbushje te detyrimeve tona qeverisese, sepse jemi votuar, sepse voten nuk na e kane dhene qe te grindemi me ju, por qe te integrojme atdheun ne Europen e Bashkuar dhe ne NATO, na e kane dhene voten qe te administrojme dhe e kane kuptuar qe e bejme me mire se ju me mire interesat publike te qytetareve, t'ju garantojme pronen, lirine e e sipermarrjes, mireqenien dhe mbrojtjen me ligj te te drejtave themelore te njeriut qe ju i keni shkelur dhe tani s'doni ti realizojme.
Njëkohësisht dua t'ju falenderoj se, idetë tuaja për zhvillimin e Tiranës, të hedhura edhe sot për konsum publik, na vënë në pozita komforte përballë elektoratit që po i ndjek përditë ndryshimet në kryeqytet. Në fakt, më duhet të pranoj se kam një frikë me ngelet se potenca elektorale e zotit Rama, do të vihej në ballancë serioze, nëse, Ju zoti Berisha do të konkurronit për Kryetar bashkie, me idenë gjeniale të tuneleve të famshme nëntokësore në Lanë.
Faleminderit!