E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtate kallezime te reja dy mashtruesve kosovare


Gjykata e Larte la te lire dy te akuzuarit per mashtrim me permasa te medha ndersa me pas ata menjehere u zhduken

TIRAN- Task-Forca e prokurorise se kryeqytetit ka administruar ne dosjen penale ndaj dy kosovareve Valon Kycyku dhe Durim Haxhiolli te akuzuar per mashtrim ne permasa te medha edhe shtate kallezime te tjera penale nderkohe nuk dihet vend ndodhja e tyre pas lirimit nga Gjykata e Larte dhe kthimit te pasaportave te bllokuara. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te njesise se perbashket hetimore ndaj krimit ekonomiko-financiar.


Sipas ketyre burimeve mesohet se gjate kohes qe prokuroria priste ardhjen e leter-porosive nga Maqedonia dhe Qipro ku eshte kerkuar verifikimi i llogarive bankare te dy te dyshuarve per mashtrim ne prokurori jane dorezuar edhe shtate kallezime te ndryshme. Kallezuesit pervec faktit te denoncimit te mashtrimit te tyre kane treguar edhe skemen e anetaresimit ne kompanite e tyre keshilluese dhe menyren e depozitimit te shumes se caktuar nga dy te dyshuarit 2990 euro per anetaresim.

Jemi kontaktuar nga njerez te ndryshem te anetaresuar ne kompanite e tyre keshilluese te dy kosovareve te cilet na kane rekomanduar te anetaresohemi duke paguar 2990 euro. Pasi kemi dorezuar kete shume parash dhe jemi anetaresuar kemi marr pjese ne disa seminare dhe me pas prane kesaj kompanie kemi sjelle edhe tre persona te tjere. Per rekrutimin e ketyre personave ne kompani te cilet jane anetaresuar me pas kemi perfituar kthimin e 700 eurove nga ata te depozituara me pare-thuhet nder te tjera ne kallezimet qe tashme po verifikohen. Nderkaq burimet e prokurorise saktesuan se nga verifikimi i kryer rezulton se keta kallezues jane mashtruar ne periudhen kohore shtator 2007 e deri ne vitin 2009.

Gjithashtu keto burime theksuan se pas ndryshimit te mases se sigurise nga arresti me burg ne detyrim per paraqitje nga Gjykata e Larte dhe kthimin e pasaportave te tyre dy mashtruesit kosovare nuk dihet se ku ndodhen. Dy te dyshuarit sipas hetimeve kane mashtruar mbi 250 persona nga te cilet kane perfituar rreth 1.5 milione euro qe mendohet se i kane transferuar ne bankat ne Maqedoni dhe Qipro.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›