Prishet rezonanca magnetike, nuk ka film
Prej 4 ditesh ne kabinetin e rezonances magnetike, nje defekt i ndodhur ne printer ka ulur rendimentin e punes, por jo fluksin e saj. Kjo ka sjelle edhe mosrealizimin e printimit te filmave per pacientet, nderkohe qe ekzaminimet ruhen ne kompjutere. Por, duket se parate e dhena nga pacientet per te bere kete ekzaminim te shtrenjte nuk kane vlere, te pakten deri ne momentin kur ato do te mund te printohen. Kjo, sepse cdo pacient, i cili shkon per te bere rezonancen magnetike duhet te marre patjeter edhe filmin, te cilin ia con mjekut specialist, qe ne baze te rezultatit te filmit, shikon edhe ecurine e semundjes. Ne kete rast, te te mungoje rezonanca magnetike, eshte njesoj te shkosh te dentisti pa grafi, i cili nuk mund te nderhyje pa e ditur me pare gjendjen e dhembeve. Vertet ne kete rast ekzaminimi ruhet ne kompjuter, por mjeku specialist duhet te shkoje prane Neurokirurgjise, ku ndodhet edhe aparatura, te kerkoje lejen dhe te futet per te pare se si ka dale ekzaminimi, por ka edhe plot paciente te tjere te cilet ndiqen nga mjeket e tyre ne rrethet nga jane. Ne fakt ky sherbim i ka marre masat, duke lajmeruar pacientet me nje njoftim, i cili eshte vendosur para portes ku shkruhet se nuk ka filma per rezonancen.