E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semundjet seksuale, mungojne te dhenat reale

Ne vendin tone nuk ka te dhena reale mi semundjet apo infeksionet seksuale. Ky ka qene perfundimi i studimit me te fundit te Institutit te Shendetit Publik. Keshtu, sipas ketij studimi, nje perqindje jo pak e vogel ne popullaten rome vuan prej semundjeve seksualisht te transmetueshme (SST), Hepatitet B dhe C dhe virusi i HIV/AIDS. Keto jane rezultatet e dy studimeve te fundit, te kryera nga Instituti i Shendetit Publik. Sikurse eshte theksuar disa here nga specialistet infeksioniste, rreziku nga infeksionet seksualisht te transmetueshme nuk kanos vetem kete komunitet. Sipas kryetarit te programit kombetar per HIV/AIDS ne Institutin e Shendetit Publik, Klodian Rrjepaj, vendi yne nuk ka te dhena reale per incidencen e ketyre semundjeve ne popullaten e pergjithshme. Numri aktual i te prekurve nga virusi i shekullit apo edhe nga infeksionet e tjera seksuale nuk dihet ende, pasi sic u theksua edhe me part, Shqiperia i ka te dhenat shume te mangeta. Edhe sikur te ishin te plota te dhenat, numri real i te semureve nuk mund te dihet me siguri, pasi ai eshte disa here me i larte sesa numri i te ekzaminuarve. Shume paciente testohen rastesisht, dhe shume pak prej tyre vullnetarisht.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›