E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pediatri, instalohet hemodializa

Pavijoni i pacienteve te vegjel do te kete 8 shtreter aktive dhe dy te tjere rezerve

Kaluari i vuajtjeve te pacienteve te vegjel qe vuajne nga pamjafuteshmeria e funksionit te veshkave, (insuficienca renale) po merr fund. Lajmi i mire vjen nga Ministria e Shendetesise, fale nje takimi qe ajo pati ne Turqi me kreret e institucioneve Shendetesor. Keshtu, nje moment i rendesishem i vizites se ministres Godo ne Turqi, ishte takimi me presidentin e Agjencise per Zhvillim dhe Koordinim(TKA), agjenci kjo ne varesi te kryeministrise. Presidenti i saj, Musa Kaluklikaya, i beri te ditur ministres Godo dhe delegacionit qe ajo drejtonte se, projekti per hapjen e qendres se hemodializes ne pediatrine e QSUT, eshte aprovuar. Fondi eshte celur dhe shume shpejt pritet fillimi i konkretizimit te ketij projekti te rendesishem. Ky projekt perfshin 8 shtreter aktiv dhe 2 rezerve. Gjithashtu, ne projekt perfshihet edhe kryerja e dializes peritonale, rikonstruksioni i ambientit si edhe pajisja me materialet e nevojshme per funksionimin optimal. Ministrja Godo, duke falenderuar institucionet turke per ndihmen dhe bashkepunimin, e cilesoi aprovimin e ketij projekti, si nje lajm mjaft te rendesishem per shendetesine tone, vecanerisht per sherbimin tone pediatrik. Gjate qendrimit ne shtetin turk, Ministrja Godo vizitoi spitalin kerkimor "Ata Turk" ne Ankara, ku u njoh me sherbimet e ketij spitali dhe mori premtimin e drejtuesve te tij per bashkepunimin ne fushen e specializimit dhe trajnimit te stafit tone mjekesor. Te njejten gatishmeri dhe mbeshtetje, Godo e mori gjate nje takimi me dekanin e Universitetit te Mjekesise ne Ankara dhe shefat e sherbimeve kryesore ne Qendren Spitalore Universitare Ankara. Konkretisht u ra dakord per bashkepunimin ne fushen e elektrofiziologjise, hematologjise dhe kardiokirurgjise. Gjate vizites se saj zyrtare, ministrja kreu nje sere takimesh te rendesishme me personalitetet te shtetit turk. Gjate 2 diteve te qendrimit te saj ne Turqi, Ministrja Godo, zhvilloi nje takim me homologun e saj, Rexhep Akdag. Ne kete takim te ngrohte mes dy paleve, u diskutua per bashkepunimin e vazhdueshem ne fushen e shendetesise mes vendeve tona. Ministrja Godo falenderoi Ministrine e Shendetesise turke per ndihmen e madhe te dhene gjate ketyre viteve ne sistemin tone shendetesor.

Projekti, me shume se 100 paciente per kurim

Nje pike e rendesishme e ketij takimi, ishte diskutimi mbi zgjerimin e marreveshjes qe ekziston mes Turqise dhe Shqiperise, ne kurimin e 100 pacienteve ne vit, ne spitalet turke. Ministri turk, shprehu gatishmerine e plote dhe ra dakord per shtimin e numrit te pacienteve qe kurohen atje. Gjithashtu, homologu turk shprehu gatishmerine e tij dhe institucionit qe ai drejton edhe ne projekte te tjera shendetesore, trajnime e specializime te stafit mjekesor, per te cilat ministria jone do te paraqese se shpejti nje draft marreveshjeje. Aktualisht, shteti turk pranon deri ne 100 paciente cdo vit, ndersa spitalet greke pranojne cdo vit deri ne 30 paciente. Por kerkesat per t'u kuruar jashte vendit jane me te medha sesa mundesite qe ka Ministria e Shendetesise per te perballuar fluksin e kerkesave qe shkojne cdo dite ne Ministri. Pacientet jane te detyruar ta zgjidhin ne menyre individuale ceshtjen e kurimit ne nje nga spitalet e huaja ne rastet kur nuk eshte e mundur nga Ministria e Shendetesise. Kjo kategori eshte e detyruar te marre persiper te gjitha shpenzimet e udhetimit dhe te gjeje vete spitalin ku do te kurohet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›