E Diel, 1 Nëntor 2026

I ngacmonte dy kunatat, tenton ta vrase me "Kallash" ne prite

Fier- Dyshonte se i ngacmonte dy kunatat, e qellon me "Kallash" per ta vrare. Alush Beqiraj eshte arrestuar dje nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ka tentuar te vrase bashkefshatarin e tij ne Hambar te Cakranit, Gezim Bushi. Pas marrjes ne pyetje 54-vjecari ka deshmuar se 46-vjecari Bushi, i ngacmonte kunatat dhe motivet e dobeta e shtyne te ndermerrte kete akt. Por pak minuta pas arrestimit te tij, policia i ka vene pranga edhe Bushit, pasi i ka gjetur nje arme gjahu cifte qe e mbante pa leje ne banese. Ngjarja ka ndodhur teksa 46-vjecari Gezim Bushi, ka qene duke u kthyer ne banesen e tij pas gjahut, ne fshatin Hambar. Perpara i ka dale me automatik ne dore 54-vjecari Alush Beqiraj, i cili pas sharjeve i ka drejtuar armen e zjarrit dhe e ka qelluar. I zene ne befasi 46-vjecari eshte kthyer duke u larguar me shpejtesi, ndersa dy plumbat e dale nga automatiku kane bere rikoshete ne nje gur. Ka qene vete i demtuari qe i ka telefonuar policise per ndihme dhe brenda pak minutash, 54-vjecari eshte kapur se bashku me armen e krimit, teksa tentonte te arratisej. Burime zyrtare te policise, konfirmuan motivet e dobeta te sherrit, pasi gjate marrjes ne pyetje Beqiraj i ka thene hetuesve se Bushi i ngacmonte dy kunatat, pasi burrat e tyre ishin ne emigracion. Mesohet se me pare 54-vjecari e kishte paralajmeruar bashkefshatarin, qe te mos i bezdiste me grate e vellezerve te tij.

Xh. Beharaj

Deshmia

Objektivi i sulmit ka hedhur poshte akuzat e te dyshuarit Alush Beqiraj, duke deklaruar se nuk ka ngacmuar dy kunatat e 54-vjecarit. Ne banesen e tij eshte gjetur nje arme gjahu cifte, qe mbahej pa leje dhe nje gjerdan fishekesh. Policia i ka ndaluar dy bashkefshataret me akuzat e "tentatives se vrasjes" e "armembajtjes pa leje".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›