E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonot e thesarit, interesi kalon mbi 9.3% për afatin 1-vjeçar



Perspektiva e mbajtjes së parave “nën jastëk" është sa antiekonomike, aq dhe e rrezikshme. Paraja e mbajtur kesh në shtëpi mund të bëhet pre e vjedhësve, e dëmtimit, e zjarrit etj. Në këto kushte, ata që duan një siguri më të lartë nuk kanë se ku të gjejnë më mirë sesa investimi te bonot e thesarit. Por, pakkush e njeh praktikën e blerjes së tyre. Mund të thuhet se siguria e investimit të kursimeve në bono aktualisht paraqet dy favore kryesore: sigurinë e kthimit 100 për qind të parave (shteti nuk falimenton) dhe marrjen e interesit që ditët e para, pas depozitimit të parave. Interesi i bonove të thesarit me maturim 1-vjeçar arriti në ankandin e fundit në 9.3 për qind, duke pësuar një rritje gati 1 për qind në krahasim me një muaj me parë. Nga kjo rritje qeverisë i duhet të paguajë më shumë interesa kundrejt bankave dhe individëve për paratë që u merr hua. Se dyti, bankat do të ofrojnë interesa më të larta për kreditë, për shkak se kredia në lekë jepet duke pasur parasysh interesin 12-mujor të bonove të thesarit, duke i shtuar edhe një përqindje shtesë, që varion në varësi të bankës. Bonot e thesarit dhe obligacionet janë instrumente borxhi, nëpërmjet të cilave qeveria merr hua nga publiku dhe siguron të ardhurat e nevojshme për të financuar shpenzimet që nuk i mbulon dot nga të ardhurat në buxhet. Aktualisht, qeveria emeton dy lloje letrash me vlerë: bono thesari dhe obligacione. Bonot e thesarit tregtohen për periudhat 3, 6 dhe 12-mujore, ndërsa obligacionet kanë periudha maturimi më të gjata 2, 3 dhe 5-vjeçare. Si për çdo borxh të kërkuar për të cilin paguhen interesa, edhe qeveria paguan interesa për këtë borxh. Këto janë më të larta se çdo lloj investimi tjetër në depozita. Por mungesa e informacionit për këto produkte, që kanë një historik të shkurtër në tregun bankar vendas, ka bërë që individët të jenë aktorë të pakët të këtij tregu, që në shumë raste, paraqet mundësi të arta fitimesh. Rritja e vazhdueshme, kohët e fundit e interesave të bonove të thesarit dhe obligacioneve, paraqitet si një mundësi e re për të investuar kursimet edhe për individët.

MATURIMI 1-VJEÇAR

Data 7 gusht 9.33 %
Data 3 gusht 9.17 %
Data 28 korrik 2.22 %
Data 10 korrik 9.15%
Data 6 korrik 9.14%
Data 25 qershor 9.12%
Data 29 maj 9.17%
Data 19 maj 9.13%

10 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›