E Shtunë, 31 Tetor 2026

Junker: Greqia jashtë Eurozonës, e rrezikshme

Kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Junker, thotë se një dalje e Greqisë nga Eurozona mund të jetë e dëgjueshme, por jo e dëshirueshme. Në një intervistë për një televizion gjerman Junker, i cili gjithashtu kryeson mbledhjet e Mininstrave të Financave të Eurozonës, pranoi se kjo do të sjellë rreziqe të mëdha për Greqinë.

"Në situatën ku jemi sot një dalje e shtetit grek do të ishte e kontrollueshme, por megjithatë, kjo nuk është një veprim i dëshiruar. Ajo do të jetë një linjë me rreziqe serioze,veçanërisht për njerëzit e zakonshëm në Greqi. Dikush mund të thotë, kjo nuk ka rëndësi se çfarë ndodh me grekët e zakonshme, por për mua kjo ka rëndësi pasi unë interesohem për ta " deklaroi Junker.

Kryeministri i Luksemburgut paralajmëroi se në qoftë se Evropa humbet euron, atëherë ajo humbet ndikimin politik dhe fuqinë ekonomike. Sipas tij pritet që kontinenti të jetë në gjendje të dobët ekonomike.

Ndërkohë në Gjermani janë shtuar zërat për një referendum mbi bashkimin fiskal dhe lëshimin e eurobonove, që disa analistë mendojnë se është e vetmja mënyrë për të parandaluar një shkatërrim të Eurozonës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›