E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizja Vetëvendosje kërkon njohje të Kosovës nga Sllovakia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një takimi me një delegacion sllovak, të kryesuar nga ish-kryeministri i Sllovakisë, Mikulash Xhurinda, deputet në parlamentin e Kosovës , ka thënë se Kosova ka nevojë urgjente për ushtrimin e sovranitetit në tërë territorin e saj, ruajtjen e integritetit territorial dhe zhvillimin ekonomik.

Sipasnjoftimit dërguar mediave nga Lëvizja Vetëvendosje, në takim janë diskutuar edhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, me theks të veçantë “qëllimet e Serbisë për Kosovën dhe rajonin, si dhe vështirësitë që kjo i shkakton Kosovës për zhvillim normal”.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga delegacioni që Sllovakia ta njohë sa më shpejt Kosovën, sepse kjo, sipas saj, do të sillte përparim kualitativ dhe jo vetëm kuantitativ në stabilizimin e Kosovës.

Xhurinda ka shprehur vullnetin që marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Sllovakisë të ngrihen në nivel më të lartë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›