I pa kënaqur me Veliun, por nuk e konteston Mustafen

Agim Veliu nuk e meriton që edhe më tutje të vazhdojë të udhëheq më LDK-në në Podujevë, ngase i ka kaluar të gjithë kufijtë me menaxhim të keq, me komunën dhe partinë. Kështu ka menduar deri më tash, Shpejtim Bulliqi, nënkryetar i degës së LDK-së në Podujevë. Por, tash e ka zbutur pak qëndrimin, kur i pari i LDK-së, Isa Mustafa e ka rikandiduar Agim Veliun për kryetar të Podujevës dhe jo atë.
Bulliqi vazhdon te mos pajtohen emrin e Veliut për kryetar të Podujevës, ndonëse nuk e kundërshton vendimin e Isa Mustafes.
Shpejtim Bulliqi i cili ka qenë i propozuar nga një pjesë e degës se Podujevës për te kandiduar për kryetar, thotë se ai do te vazhdoj te jete kritik ndaj gjerave negative qe ndodhin në komunën e Podujevës. Ai thotë se nuk do te marr veprime konkrete ndaj vendimit te Mustafes, duke qenë se e respekton atë.
“Ato janë vendime të një instance më të lartë se ne. Po të pyetej vullneti pak më i gjerë i qytetarëve këtu në Podujevë, besojë që krejt tjetër rezultat kishte ardhur. Është një instancë më e lartë, dhe për mua çdo gjë është OK. Ata kanë menduar se kështu është më mirë, dhe për mua nuk qon peshë”, tha për Indeksonline Bulliqi, duke u zotuar se do të mbetet edhe tutje kritik ndajë parregullsive.
“Do ti them gjithmonë të gjitha ato që nuk janë në rregull, në çdo kohë”, ka shtuar ai./M.B /Indeksonline/