Meta: Buxheti me 29 vota, Rama ka parasysh dhe 2 breshkat që mban në zyrën e tij

Kreu i LSI ironizon kryebashkiakun për breshkat Sali dhe Fatos
Ditën e djeshme kreu i LSI Ilir Meta i pyetur rreth debatit të nxehtë për buxhetin e bashkisë së Tiranës si dhe për vlefshmërinë e votimit të bërë nga ky këshill, iu përgjigj se dështimi i buxhetit të Tiranës mban vulën e kryebashkiakut. Ndërsa përsa i përket 29 votave të pretenduara nga kryesocialisti Rama, Meta tha: Ndoshta Ramës i kanë dalë 29 vota sepse ka pasur parasysh dhe dy breshkat që mban në zyrën e tij. Por, kjo përsëri nuk është shumë për tu shqetësuar, sepse ato nuk janë votuar nga qytetarët e Tiranës dhe nuk janë pjesë e Këshillit. Kështu Meta ka ironizuar kryebashkiakun e Tiranës, i cili mban në zyrën e tij dy breshka për tu shëruar nga astma, që i quan Sali dhe Fatos. Sipas Metës, kjo është një çështje që i takon Kryetarit të Këshillit të Bashkisë dhe atyre, të cilët përgjigjen nga ligji për këtë çështje. Gjithashtu, Meta u pyet nga gazetarët se çfarë komenti ka ai ndaj deklaratave dhe sulmeve të Erion Velisë, kreu i LSI, Meta u shpreh se ju mos prisni nga unë, që unë të bëjë polemikë me Erionin e G99, për disa arsye. Sepse, e para, vijoi Meta unë i jap të drejtë që është shqetësuar për mosmiratimin e atij buxheti pa ndryshime, sepse ai buxhet pa ndryshime lë shumë vend për abuzime. Dhe, për fat të keq, G99 është krijesë e abuzimeve të buxheteve të mëparshme të Bashkisë së Tiranës. Po kështu, unë e kuptoj që kjo është një shoqatë e krijuar nga Kryetari i Bashkisë vetëm për të sharë LSI-në dhe për të kopjuar iniciativat e njohura të LSI, sikurse është e drejta e votës së emigrantëve apo çështje të tjera,- tha Meta. Njëkohësisht, nuk i marrin seriozisht akuzat e Erionit të G99 se Ilir Meta po i bën dëm qytetit të Tiranës, për arsye sepse kur unë isha në moshën e tij, drejtoja Shqipërinë dhe ndryshoja Tiranën,- u shpreh Meta. I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës, nëse qëndrimi i këshilltarëve të LSI në mbledhjen e këshillit bashkiak ishte politik, Meta u shpreh se nuk ka asnjë dëm qyteti i i Tiranës nga propozimet e këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përkundrazi, tha ai, qyteti dhe qytetarët e Tiranës do të jenë shumë më të sigurt për destinacionin e taksave që ata paguajnë, që ato shkojnë pikërisht pranë komunitetit, ku janë problemet më të mëdha e më të mprehta për ta. Kreu i LSI, Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp të ditës së djeshme ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me kartat e identitetit duke u shprehur se Berisha dhe Qeveria e tij po tregojnë qartë paaftësinë e tyre, paaftësi që po përpiqen ta mbulojnë, me demagogji dhe premtime mashtruese. Megjithë premtimin e bujshëm që dy javë pas fillimit të aplikimit,tha Meta, qytetarët do të fillonin të merrnin kartat e identitetit, megjithë demonstrimin aktoresk të Berishës të prodhimit të kartës së parë të identitetit, sot e kësaj dite asgjë nuk ka ndodhur, asnjë qytetar nuk ka marrë ndonjë kartë identiteti. Meta nënvizoi se kartat e identitetit janë një element thelbësor për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme të Qershorit, tashmë të përcaktuara nga partnerët tanë ndërkombëtare si përcaktuese ecurinë e mëtejshme të integrimit të vendit. Kjo rëndësi e jashtëzakonshme e zgjedhjeve dhe standarteve që ato duhet të përmbushin, sipas Metës, nuk është përcjellë me përgjegjshmëri nga Qeveria aktuale, e cila ka filluar më tepër vonesë dhe më shumë probleme serioze procesin e aplikimit te qytetarëve për këto karta. Eshtë i njëjti mashtrim, është e njëjta mënyrë si Sali Berisha kompromentoi procesin aq të rëndësishëm dhe jetik për mijëra qytetarë, siç ishte ai i legalizimit kur ai në vitin 2007, në prag të zgjedhjeve vendore të 18 Shkurtit, dha tapinë e parë dhe të vetme të legalizimit,-u shpreh Meta. Berisha tashmë po kërcënon në mënyrë të rrezikshme standartet e zgjedhjeve, duke i kompromentuar ato me mosprodhimin e kartave të identitetit,-u shpreh ai. Meta theksoi se kryeministri Berisha duhet të lërë demagogjitë, të marrë masa urgjente për fillimin e shpërndarjes së kartave të identitetit, pasi kështu po rëndon më tej veten me përgjegjësinë e prishjes së standarteve të zgjedhjeve të ardhshme dhe perspektivën e integrimit të vendit.
Email This Klikime: 181
Shkruaj nje koment Shfaqe / Hiqe formen e komentit Emri E-mail Website Titulli Komenti zvogeloje | zmadhoje Postoje komentin Please enable JavaScript to post a new comment jc_loadUserInfo(); Last Updated on Friday, 06 February 2009 01:21