E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania shkurton normat e interesit; Evropa qëndron ne vend

Banka Qendrore Evropiane lë normat e interesit të pandryshuara edhe pse Banka e Anglisë i ul ato mbas muajit te katërt ne 1%. Baka e Evropës i lë të pandryshuara normat ne 2% mbas uljeve të bëra në tetorin e kaluar. Bazuar mbi të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, është e pritshme që këto norma të ulen pasi duke filluar nga janari i këtij viti inflacioni ka nisur të ngadalësoje ritmet dhe ekonomia e euro-rajonit pritet të tkurret me 2% gjatë vitit.
Presidenti i kësaj banke Jean-Claude Trichet aludoi për një ulje te mundshme muajin qe vjen dhe beri te ditur gjithashtu se tregjet financiare mendojnë për një ulje ne 1,5%. Por disa analiste janë te mendimit se kjo banke duhet ti kryej këto prerje qe tani.  Edhe pse Banka e Anglisë dhe Federal Reserve i kane ulur normat e interesit pranë zeros, Banka e Evropës është ende duke debatuar nëse mund te ja lejoi vetes këto një ulje te tille. Disa zyrtare komentuan duke the se kreditë e ultë janë shkaku i krizës financiare ne te cilën ndodhemi. Zoti Triched la te kuptonte ne mbledhjen e radhës se ky fakt është kundërshtues.
Ne mbledhjen e sotme duhet te shkëmbejmë te gjitha pikëpamjet e mundshme, tha Z. Triched. Do te jete një meditim i thelle. Ndërsa debatet vazhdojnë, perspektiva e ekonomisë evropiane po behet gjithnjë e me e zymtë. Konsumi ditor i Evropës ka rene ne nivele më të ulëta nga se parashikohej ne dhjetorin e kaluar. Ne Gjermani kërkesat për prodhimtari kanë rënë më shumë se parashikimet dhe në Spanjë falimentimet e korporatave ndërtimore po shtohen.  Ne Britani Banka e Anglisë përgjysmoi normat e interesit dhe presioni mbi qeverinë ka ber te mundur qe kjo e fundit te instaloje stimuj te rinj ne fushën e punësimit.  Papunësia po rritet me ritme te larta. Kjo gjë krijon uljen e shpenzimeve te konsumit te përditshëm dhe forcon rrethin vicioz te rënies, tha James Knightley, ekonomist i ING Financial Markets Londër. Është e nevojshme rritja e stimujve. Ne këto kushte qeveria angleze po mundohet te shtyje bankat te rifillojnë dhënien e kredive sidomos për bizneset e vogla dhe te mesme, ne mënyre qe te ndihmoje punësimin dhe sigurinë ne pune. Kjo gjë do te sillte gjithashtu rritjen e shpenzimit për konsum.   

Email This Klikime: 10

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›