Puke, policia aksione për shmangien e aksidenteve
Postoblloqet policore inspektojnë rreth 224 kilometra rrugë në të gjithë rrethin e Pukës. Përqëndrimi më i madh është në segmentin Shkodër-Pukë dhe Qafë Mali-Bajram Curri.Qëllimi i aksionit është shmangia e aksidenteve.
PUKE- Aksioni i policisë kundër shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor është shtrirë dhe në segmentet kryesore në veri të vendit.
Postoblloqet policore inspektojnë rreth 224 kilometra rrugë në të gjithë rrethin e Pukës.
Mësohet se deri tani janë ndëshkuar dhjetra drejtues makinash deri në heqje patente për shkelje si tejkalim shpejtësie dhe moszbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.
Përqëndrimi më i madh është në segmentin Shkodër-Pukë dhe Qafë Mali-Bajram Curri. Në këto dy akse ka një qarkullim të madh, kryesisht nga shqiptarët nga Kosova të cilët vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet.
Qëllimi i aksionit është shmangia e aksidenteve të cilat gjatë muajit korrik shënuan një numër rekord në të gjithë vendin.(e.n/Balkanweb)