E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tani, ne nje stad te ri bashkepunimi

Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, zhvilloi dje nje takim me kryetarin e Komunes se Gjakoves, Pal Lekaj. Bashkebiseduesit ndane mendimin se "pas shpalljes se Pavaresise se Kosoves marredheniet mes dy vendeve do te kalojne ne nje stad te ri, dhe duhet te shtrihen ne te gjitha qytetet e ne te gjithe sektoret, nga ai ekonomik e deri tek ai turistik". Kurse Lekaj vuri ne dukje se "Gjakova ka qene historikisht e lidhur me qytetet shqiptare, vecanerisht me ato te zonave veriore, ne shkembime tregtare, por edhe ne arsim e shendetesi". Ne kete drejtim, bashkebiseduesit theksuan domosdoshmerine e forcimit te marredhenieve dypaleshe te konkretizuara me marreveshje e projekte, kryesisht ne ekonomi, infrastrukture e transport.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›