Varferia, dy vetevrasjet brenda 24 oreve
Durres- Dy vetevrasje ndodhen brenda 24 oresh ne qytetin e Durresit. Rasti i pare ishte ai i mengjesit te se martes, ku 32 vjecari Xhevahir Vata, me origjine nga Tropoja si dhe me banim ne lagjen numer 14 Durres, eshte vetevarur ne banesen e tij, duke i dhene fund jetes. Ndersa rasti me i fundit eshte ai i mengjesit te se merkures ku 45-vjecari me origjine nga Kavaja dhe me banim ne te njejten zone, si viktima e pare i ka dhene fund jetes duke u vetehelmuar me fostoksine. Per te dy rastet e lartpermendura Policia e Durresit, ne baze te deshmive te familjareve te te dy viktimave, ka arritur ne konkluzionin se veteflijimi i tyre ka ndodhur per shkak te gjendjes depresive, ne te cilen ndodheshin si dhe kushteve te veshtira ekonomike.