I pavend vendimi për ti bërë homazhe në ambientet e parlamentit
Ngushëllime familjes së Gazidedes! Nuk flitet keq për të vdekurin, thonë! Zemrën njeriut nuk ia njohim dot kurrë. Gazidede zgjodhi një punë, të bënte një punë, e cila padyshim e ka njollosur si njeri. Shumë njerëz objektivë që e kanë njohur, nuk e përshkruajnë si një njeri të aftë për të bërë keq e, për më tepër, krime.
Me librat e tij kanë mësuar matematikë shumë fëmijë shqiptarësh. Gjithsesi, ai tani ka vdekur, ndaj nuk e shoh me fort dobi t’i rikthehemi egërsisë së diskutimeve.
Por m’u duk i pavend vendimi për t’i bërë homazhe në ambientet e parlamentit shqiptar. Ai është personazh i kontestuar, i cili deri para 3 vitesh, nuk guxonte të shkelte në Shqipëri. M’u duk shumë provokativ ky vendim. Tamam si vendim Jozefine!