E Diel, 1 Nëntor 2026

Ku ka mor zotni ndërhyrje ndaj prokurorisë, më thuj një rast

Në përgjithësi e kam ndjekur emisionin “Opinion”, jo aq për drejtuesin, se sa për disa pjesëmarrës që bëhen vërtet interpret të sinqertë të fjalës së lirë. Por, po ta keni ndjekur kohët e fundit, ky emision është plotësuar me një gardian. Gardian të vërtetë të mendimit të lirë.

Me arrogancë të dukshme, me një kryeneçësi boshe, me argumente avokatie qeveritare, i armatosur me të drejtën e pronësisë mbi skenën, dekorin dhe TV-në, (por jo mbi mendjet e njerëzve), është bërë acarues dhe qesharak njëkohësisht.

“Ku ka mor zotni ndërhyrje ndaj prokurorisë, me thuj një rast” - ja një shprehje e tij karakteristike në një emision të kohëve të fundit. Nuk mjafton për të reagimi i prokurorëve, gjykatësve e juristëve të tjerë në mbarë vendin, nuk mjafton pretenca e ambasadorëve ndaj qeverisë, nuk mjaftojnë revoltat e publikut, opozitës, pjesës së pavarur të medias, për të “nuk ka asnjë rast që qeveria të ndërhyjë për nënshtrimin e institucioneve kushtetueshmërisht të pavarura”.

Duket që, rolin e “kryeplakut të Shqipërisë”, që ka filluar të luajë Berisha, duke pritur me celular në dorë denoncimet për të goditur korrupsionin, ky e paska shumë përzemër dhe e implementon në aolat e veta me mikrofon në dorë, duke denoncuar çdo devijim nga linja e qeverisë. Duke vepruar kështu, kam frikë se këtë emision, e ka kthyer në një kafaz dhe veten në një skifter.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›