SHBA, arrestohen dy naziskinë, do të vrisnin Obaman në Tenesi
Agjentët federalë amerikanë kanë zbuluar një plan për të vrarë kandidatin demokrat për President, Barak Obama
Sipas edicionit të kësaj mbrëmje në The Sun Online, agjentët kanë arrestuar 2 neo-naziskinë, të cilëve u janë gjetur materiale që flasin për një listë të zezë me 102 persona zezakë që duheshin vrarë, dhe finalja e kësaj serie do ishte z.Obama.
Plani i vrasjes ishte i detajuar dhe sipas materialeve kompromentuese, atentati do të bëhej në Tennessee.
Jim Cavanaugh, agjent special pranë grupit që ka bërë zbulimin, tha se banda kishte planifikuar të vriste me armë zjarri 88 persona zezakë, dhe të mbysnin 14 të tjerë. Numrat 88 dhe 14 janë simbolikë në këto grupe që konsiderojnë racën e bardhë, racë superiore.
Sipas The Sun, z.Cavanaugh tha: “Ata na rrëfyen se akti final i planifikuar ishte vrasja e senatorit Obama. Ata nuk ishin të sigurtë nëse do mund ta egzekutonin, por ishte marrë vendimi dhe vrasja do të provohej”.