Parandalohen dy vrasje ne Korce dhe Shkoder
Policia e Shtetit ka parandaluar dy vrasje te mundshme ne Korce dhe ne Shkoder qe kane pasur si zanafille motive banale. Ne Korce policia nuk ka mundur te shmange shkrehjen e armes por i ka shpetuar jeten nje te riu ndersa ne Shkoder nderhyrja ka qene aq e shpejte sa ka shmangur konfrontimin me arme.
KorceNgjarja e pare ka ndodhur ne lagjen numer 10 te qytetit te Korces ne afersi te ish SMT-se. Policia e sinjalizuar per nje konflikt banal qe po zhvillohej mes dy personave ka mberritur ne momentin kur nje 43-vjecar ka qelluar me arme zjarri ne drejtim te nje riu nga Korca.
Uniformat blu kane nderhyre menjehere per neutralizimin e autorit te ngjarjes dhe venien e tij ne pranga ne kushtet e flagrances. Burimet zyrtare te policise bejne te ditur se i ndaluari ka qene 43-vjecari Arben Grinjoti. Ai ka qelluar me nje arme gjahu ne drejtim te 24-vjecarit me inicialet E.C. duke tentuar ta vrase.
Ne momentin kur autori ka qelluar ne drejtim te te riut ka nderhyre policia duke i rrembyer armen nga dora dhe duke shmangur vrasjen. 24-vjecari ka marre nje plage si pasoje e te shtenes me arme zjarri dhe eshte derguar me urgjence drejt spitalit civil te qytetit. Bluzat e bardha bene te ditur se gjendja e te riut eshte drejt stabilizimit dhe nuk paraqet probleme serioze per jeten. Ndersa autori Arben Grinjoti eshte arrestuar per vrasje me dashje te mbetur ne tentative.
Policia beri te ditur se mes dy personave ka pasur nje sherr te castit per motive banale. Autori qe e ka pasur armen ne automjetin e tij e ka nxjerre ate dhe gjate konfliktit dhe kercenimeve me arme nuk ka nguruar te qelloje ne drejtim te te riut. Policia ka sekuestruar ne cilesine e proves armen e gjahut qe 43-vjecari e mbante pa leje nderkohe qe policia eshte ende duke punuar per zbardhjen dhe dokumentimin e plote ligjor te ngjarjes.
ShkoderPolicia e Shkodres ka mundur te parandaloje nje tjeter ngjarje kriminale. Burimet zyrtare bejne te ditur se dje pasdite eshte bere arrestimi ne flagrance i Astrit Stakaj 39 vjec pasi ky shtetas ka tentuar te vrase me arme zjarri automatik shtetasin Spartak Cera 35 vjec.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1730 te se martes prane shkolles Kole Idromeno ne lagjen Perash te qytetit te Shkodres.
Burime nga policia bejne te ditur se dy personat ishin grindur disa dite me pare per shkaqe banale. Sherri mes tyre nuk eshte shuar dhe dje pasdite ata kane nisur serish te debatojne. Policia eshte njoftuar per ngjarjen dhe menjehere eshte nisur drejt vendit te sinjalizuar. Agjentet e policise kriminale jane vene ne levizje dhe pak minuta me pas kane ndaluar 39-vjecarin Astrit Stakaj i cili po levizte i armatosur me nje automatik ne drejtim te vendit ku ndodhej shtetasi Spartak Cera prane shkolles Kole Idromeno. Sipas policise vetem pak minuta perpara se Stakaj i armatosur te afrohej drejt 35-vjecarit Cera kane nderhyre forcat e policise qe kane bere neutralizimin dhe parandalimin e nje krimi te mundshem.