E Shtunë, 31 Tetor 2026

I përndjekuri thyen pasqyrën e makinës së Bashës

Lirak Bejko

TIRANE – Ish-i përndjekuri politik Lirak Bejko, i cili muajt e fundit së bashku me Gjergj Ndrecën janë bërë protagonistë në disa incidente me Policinë, ministra dhe avokatë, ka përfunduar sërish në pranga. Kësaj radhe Bajko akuzohet për shkatërrim prone, pasi në formë proteste i ka thyer pasqyrën makinës që ka në përdorim kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha. Burime nga Policia thanë se incidenti ka ndodhur fare pranë Bashkisë së Tiranës, ku ishte e parkuar makina tip “Mercedez”, me targë AA 111 DD, që ka në përdorim kryetari i Bashkisë, Basha. Dyshohet se Lirak Bejko kishte konsumuar alkool në sasi të konsiderueshme, por ndryshe nga herët e tjera, ka qenë i pashoqëruar nga miku i tij Gjergj Ndreca, bashkë me të cilin vazhdojnë të jenë në proces gjyqësor, pas incidenteve me Ilir Rusmalin dhe avokatin Agim Tirana. Bejko bashkë me Ndrecën u kthyen në qendër të vëmendjes së Policisë së Tiranës edhe disa ditë më parë, kur Gjergj Ndreca kishte hipur te monumenti i Skënderbeut në qendër të kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›