I plagosuri ne rrezik, dy plage ne kraharor
I plagosuri Altin Naka, eshte futur menjehere ne sallen e operacionit ne spitalin e Vlores, ku sipas mjekeve ende vijon te jete ne rrezik serioz per jeten, pasi plaget jane te renda dhe ka humbur nje sasi te madhe gjaku. Me te rrezikshme jane dy plaget ne kraharor qe ka marre 32-vjecari, i cili i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje te gjate kirurgjikale. Ndersa miku i tij eshte ne mbikeqyrjen e plote te bluzave te bardha dhe ka vetem disa carje ne fytyre dhe koke. Policia ka shoqeruar shume persona, midis te cileve deshmitare qe pane ngjarjen dhe pritet te zbardhe te gjitha detajet e ngjarjes qe tronditi banoret e zones.