E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ve thiken ne gryke, grabit varesen e kalimtarit

Korce- Grabit nje kalimtar duke i vene thiken ne gryke, arrestohet 22-vjecari i dyshuar. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 15:30 te dy diteve me pare, ne lagjen nr. 12 te ketij qyteti. Policia vendore ka bere te mundur ndalimin e autorit te dyshuar te grabitjes, i cili eshte Stilian Spaho, banues ne fshatin Drithas te Korces. Zedhenesi i policise beri te ditur se 22- vjecari Spaho, eshte autor i grabitjes se nje vareseje floriri. Policia sqaron se grabitja ka ndodhur ne nje nga rrugicat e qytetit te Korces, ne mes te dites. Sipas denoncimit te mberritur ne komisariat nga i demtuari, Spaho e ka ndaluar dhe nen kercenimin e nje thike, qe ia kishte vendosur ne fyt, i kishte kerkuar varesen prej floriri. Policia e Korces pasi ka marre pershkrimet, ka mberritur ne konkluzionin se i dyshuar mbetet 22-vjecari Spaho. Ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar edhe varesja e grabitur. I ndaluari mohoi akuzen e ngritur nga policia, duke thene se nuk kishte kryer grabitje. Por paraqitja per njohje nga i demtuari ka zbuluar se ai eshte i dyshuari i vetem per kete ngjarje. Grupi hetimor po verifikon aktivitetin e 22-vjecarit, nese ka precedente te tjere penale dhe nese eshte perdorues droge apo nje hajdut i rendomte qe qarkullonte ne qytet, per te siguruar perfitime materiale duke kryer krime. Policia tha se Spaho nuk ka qene me pare i ndaluar per ndonje krim dhe hetimet po i kryen prokuroria.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›