Kontrollet ne zone, zbulohet pistoleta e krimit
Kontrolli i zones perreth ku ndodhi ngjarja coi grupin hetimor dhe ne zbulimin e armes se dyshuar te krimit. Behet fjale per nje pistolete tip "TT", tek e cila ekspertet kane marre edhe gjurmet e gishterinjve qe do te vertetojne shkencerisht personin qe ka qelluar mbi dy te rinjte. Ne vendngjarje u zbuluan edhe 5 gezhoja. Ndaj dy te dyshuarve jane ngritur akuzat e "vrasjes me paramendim e mbetur ne tentative, ne bashkepunim" dhe "armembajtje pa leje". Deshmitaret dhane karakteristika te te dyshuarve dhe identitetet e tyre. Ne pyetje eshte marre edhe i plagosuri Robert D., qe eshte jashte rrezikut per jeten, i cili ka rrefyer disa nga detajet e ngjarjes, qe i kane sherbyer policise per identifikimin e autoreve. Per momentin nuk jepen hollesi per motivet, por dyshohet se nje vajze eshte bere shkaku i sherrit mes kater te rinjve, qe me pas ka perfunduar me pergjakje, duke terrorizuar edhe kalimtaret e shumte ne ate ore te mbremjes.