Kredite, falen interesat e kamatvonesat
Duhet se erera te mbara do te fryjne per te gjithe ata persona qe kane marre kredi neper banka dhe akoma nuk kane shlyer detyrimet, duke akumuluar ne kete menyre ndaj tyre nje borxh te madh dhe me nje risk teper te larte papagueshmerie. Keshtu,
Agjencia e Trajtimit te Kredive do te fale kamatevonesat per ata kreditore qe nuk kane shlyer detyrimet sipas ligjit. Ne kete agjenci qe nga viti 1998 kane shlyer detyrimet me shume se 6500 debitore. Jane afro 12500 debitore qe do te perfitojne falje te interesave dhe te kamatevonesave nga kredite e marra gjate viteve '90. Sipas Agjencise se Trajtimit te Kredive, kredimarresit do te paguajne vetem principalin e kredise, duke e perjashtuar gjithe detyrimet e tjera qe lindin nga marrja e kredise. "Ndryshe nga detyrimet e meparshme te qeverise kete here falen te gjitha, interesat, gjobat dhe kamatevonesat e transferuara nga keto ish-banka ne ATK, me kusht qe te gjithe debitoret qe ne trajtojme aktualisht te afrohen ne Agjencine e Trajtimit te Kredive vullnetarisht dhe te likuidojne plotesisht detyrimin e principalit, ose ate te mbetur pas trajtimeve qe ata kane bere ne menyre periodike ne Agjencine e Trajtimit te Kredive", deklaroi dje per mediat Farudin Rakipi, nga Agjencia e Trajtimit te Kredive. Sipas tij, nje lehtesi e tille do te aplikohet per te gjitha ata debitore qe nuk kane mundesi financiare, te cilet pas ketij vendimi, mund ta shlyejne principalin me keste mujore.
"Mundesi tjeter qe u jepet te gjithe debitoreve tane eshte dhe fakti se per te gjithe ata debitore, te cilet nuk kane mundesi ekonomike per vete principalin e mbetur, atyre u jepet mundesia e ketij likuidimi me keste per nje afat per dy vite", tha Rakipi. Shuma ne total e debitoreve qe perfitojne ne Agjencine e Trajtimit te Kredive qe perfitojne nga falja e kredive arrin deri ne 110 milione dollare, kredi keto te mbledhura ne vite nga bankat qe ushtronin aktivitetin e tyre gjate viteve 1990, te cilat me pas u privatizuan.