E Diel, 1 Nëntor 2026

I prenë gishtin mësuesit, Apeli liron 3 të akuzuarit

 TIRANE - Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka liruar dje nga qelia tre prej pesë të akuzuarve për rrëmbimin, torturimin dhe prerjen e gishtave të një profesori muzike në Tiranë. Vendimi është marrë pak tre ditë më parë nga shkalla e dytë e gjyqësorit, e cila ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në atë të “arrest shtëpie” për të pandehurit Aleksandër Buli dhe Drini Lato, respektivisht 24 dhe 26 vjeç. Për të akuzuarin Andi Bulku 25 vjeç, u vendos masa shtrënguese “detyrim paraqitje”, ndërsa dy prej të pandehurve Ilir Trini, 35 vjeç dhe Joan Buli, 26 vjeç, ky i fundit me detyrë punonjës i policisë së Patrullës së Përgjithshme, u la në fuqi masa e sigurisë “arrest në burg”, vendosur nga Gjykata e Tiranës dhe më pas konfirmuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ngjarja e rëndë pas të cilës u vunë në pranga 5 të rinjtë kryeqytetas, mes të cilëve edhe një efektiv i policisë së kryeqytetit, ndodhi një muaj më parë në një lokal pranë Fakultetit Juridik, ku të akuzuarit morën peng dhe i prenë një gisht të dorës në shenjë presioni, profesorit të muzikës. Ai i kishte mashtruar duke iu marrë një shumë prej 1000 euro për nxjerrjen e vize.                     f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›