E Shtunë, 31 Tetor 2026

I pushuari nga puna vret tetë ish-bashkëpunëtorë

Hartford, 3 gusht – Punonjësi i depos distribuese të birrës dhe verës ka vrarë sot në mëngjes me pushkë tetë ish-bashkëpunëtorë të dikurshëm, e jo vetëm dy, siç thuhej në informatat e para, ndërsa pas kësaj ka vrarë edhe veten.

Punonjësi 34-vjeçar Omar Thomas, i cili për ish-ndërmarrjen ka drejtuar vite me radhë kamionët transportues, ishte paraparë sot në mëngjes të pushohej nga puna për arsye të shkeljes së detyrave të punës.

Të shtënat me armë ndodhën në vendin Manchester në ndërmarrjen "Hartford Distributors" në shtetin Connecticut. Në kohën e këtij krimi në vendet e punës gjendeshin rreth 40 persona. Në mesin e të plagosurve është edhe nënkryetari i ndërmarrjes, i cili ka mbijetuar. Spitali në qytetin e afërm Hartford ka pranuar për shërim tre persona, një nga të cilët raportohet se është në gjendje kritike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›