E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic: Kosova s'do jetë shtet i BE-se pa OK e Serbisë

BEOGRAD- Presidenti serb Boris Tadic deklaron se Kosova nuk do të bëhet kurrë shtet anëtar i Bashkimit Europian pa lejen e Serbisë. “Fakti flet qartë, se pa Serbinë, problemi i statusit të ardhshëm të Kosovës nuk mund të zgjidhet” – citon media serbe presidentin Tadic.Ai shtoi se kjo është arsyeja pse Serbia po ngre cështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë- duke shtuar në fund, se mund të gjendet një zgjidhje konstruktive paqësore dhe bilaterale të cështjes.Tadic shtoi se pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Serbisë do të vendosë se cfarë hapash ligjorë dhe diplomatikë do të ndërmerren, por përsëriti se Serbia nuk do të pranojë kurrë planin e Ahtisarit.“Thellësisht besoj në negociata dhe dialog dhe në obligime të tjera politike, në metoda jo të dhunshme dhe në një proces paqësor dhe racional. Të gjithë që besojnë se ka rrugë tjetër gabojnë. Pa dialog dhe kompromis nga të dyja anët nuk ka asnjë zgjidhje”- tha Tadic duke shtuar se politikanët që i bëjnë thirrje Prishtinës të refuzojnë kompromisin dhe dialogun po bëjnë gabim të madh.Duke folur mbi rezolutën e Srebrenicës Tadic tha se është obligim moral i Serbisë drejt një krimi i cili u bë simbol ndërkombëtar i së keqes në territorin e ish- Jugosllavisë.Kur ne bëjmë këtë pritet që i njëjti parim të jetë i vlefshëm dhe për shtete të tjera dhe kombe të cilët kanë kryer krime kundër Serbisë. Kjo cështje do të jetë në agjendën e përditshme gjithashtu” tha Tadic.Ai kujtoi se parlamenti miratoi rezolutën e neutralitetit ushtarak dhe se qeveria aktuale nuk do ta ndryshojë atë. Tadic tha se askush nuk mund të kushtëzojë anëtarësimin në NATO me rrugën e anëtarësimit të Bashkimit Europian.Ai kritikoi partitë politike pasi sipas tij po mashtrojnë qytetarët duke u fokusuar në emocione negative sa i përket NATO-s, dhe gjithashtu gënjejnë duke thënë se firmosja e MSA-së me BE.në do të thotë se Serbia po njeh dhe po pranon pavarësinë e Kosovës.(s.g/B92/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›