E Hënë, 2 Nëntor 2026

I riu humbi jetën pasi ra nga skela pas kontaktit me rrymën elektrike, arrestohet përgjegjësi i subjektit ndërtues

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 64-vjeçarin Z. Sh., përgjegjës i subjektit (ortak) që po kryente punime në shëtitoren “Willson”, ku një ditë më parë humbi jetën një punëtor.

Sipas hetimeve paraprake, rreth orës 16:30 të asaj dite, 32-vjeçari Z. L., punonjës në këtë subjekt, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës mbi një strukturë metalike për ngritjen e një skene. Si pasojë, ai është rrëzuar nga një lartësi prej 5-6 metrash, duke pësuar dëmtime të rënda. Pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar në spital, ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Policia vijon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësit për shkaktimin e kësaj e tragjedisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›