I semuri masakron te atin

Pasi kane degjuar te bertiturat fqinjet e tij qe e dinin se i biri i viktimes, 41 vjec, eshte i semure mendor, kane njoftuar policine.
Kur policia ka mberritur ne vendngjarje ka gjetur ne katin e peste te ketij pallati nje skene makabre, ne njeren dhome trupi i plakut i masakruar me mjete te ftohta dhe ne dhomen tjeter autorin qe po pushonte ne krevat.
“Nga hetimet paraprake te kryera ne vendin e ngjarjes, rezultoi se autor i kesaj ngjarje dyshohet te jete djali i viktimes, shtetasi A.Sh., 41 vjec, i cili u gjend pasi kishte kryer krimin, ne dhomen tjeter te baneses”, eshte shprehur zedhenesja e policise, Alma Katragjini.
Zyrtarisht policia pohoi se krimi ne familje ka ndodhur per motive te dobta, megjithese autori i ngjarjes vuante prej kohesh nga semundje mendore.
41-vjecari u arrestua ne flagrance per akuzen e vrasjes me dashje.