Kapet gomonia me drogë në Otranto, arrestohen 4 shqiptarë
Policia italiane konfirmon se katër skafistët e arrestuar me drogë janë shtetas shqiptarë. Emrat e tyre ende nuk janë bërë të ditur por thuhet se ata kanë tentuar të arratisen duke ndezur motorin e gomones për tu larguar.
Një njësi ajrore dhe detare e "Guardia di Finanza" të qytetit jugor italian, Puglia, identifikoi një natë më parë në Kanalin e Otrantos, një gomone me katër persona që po transportonin më shumë se 300 kilogram lëndë narkotike, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Varka e vogël, me drita të fikura, po tentonte të zbarkonte në brigjet e Salentos. Ndalimi u bë pas një ndjekjeje të gjatë nga roja bregdetare e "Guardia di Finanza" falë përdorimit të helikopterëve dhe një avioni. Katër skafistët u arrestuan.