E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Bode më në fund e pranoi krizën ekonomike

Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Financave Ridvan Bode se vendi e përballoi krizën ekonomike. Deputetja e PS-së Mimi Kodheli në një konferencë për shtyp është shprehur se Bode më në fund ka pranuar se vendi ka patur krizë, edhe pse PS e ka bërë me dije një fakt të tillë prej shumë kohësh. Kodheli duke e quajtur Boden ministrin e piramidave u shpreh se ai duhet t'ju thotë shqiptarëve nëse i ka shlyer detyrimet e mëdha që u ka kjo qeveri, firmave të tjera të rrugëve të hapura nëpër Shqipëri.
"Ministri i Piramidave duhet të tregojë të vërtetën për financat e shthurura të vendit, për mosfinancimin e kontratave që ka lidhur për rrugët e për mungesën e investimeve, për gropën e zezë të ekonomisë ku rrezikon të bjerë vendi, si edhe për pasigurinë sociale që po rritet çdo ditë në Shqipëri" theksoi Kodheli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›