E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtron dhe perdhunon ne are, nxenesen e mitur

Fier- Nje 25-vjecar dyshohet se ka perdhunuar bashkefshataren e tij te mitur, pas mashtrimit. Denoncimi eshte bere nga 13-vjecarja, nxenese e klases se shtate ne shkollen 9-vjecare te fshatit Kreshpan ne Fier. Burime zyrtare thane se jane vene ne dijeni rreth ores 16:00 te dites se djeshme dhe brenda dy oresh, ndaluan te dyshuarin Teki Fadili. Vajza ka qene e shoqeruar nga prinderit dhe ne prani te psikologut ka rrefyer dhunen seksuale nga 25-vjecari.

Ngjarja

Rreth ores 12:00 te dites se djeshme, 13-vjecarja A. B., ka mbaruar mesimin dhe kthehej per ne banese. Rruges e ka shoqeruar bashkefshatari i saj Teki Fadili, i cili i ka thene se po shkonte per ne shtepi. Ndersa ktheheshin, 25-vjecari e ka futur ne nje rruge pa krye, duke i thene se ishte shtegu qe i conte me shpejt ne banese. Duke i besuar, e mitura eshte futur ne disa parcela toke te banoreve te fshatit Kreshpan dhe aty eshte kapur me force nga i dyshuar. "Tentova qe te ikja, por ai ishte me i fuqishem dhe me detyroi t'i bindesha", ka deshmuar nxenesja gjate denoncimit ne polici. Pas aktit, rreth ores 15:00 vajza eshte kthyer ne shtepi e shokuar. Duke pare gjendjen e saj, prinderit e kane pyetur se cfare i kishte ndodhur dhe kane menduar per ndonje ndeshkim ne shkolle. Por e mitura ka rrefyer historine e renies preh te sulmit seksual, te bashkefshatarit te saj.

Denoncimi

Te alarmuar nga rrefimi i vajzes, prinderit i jane drejtuar Komisariatit te Fierit per te depozituar denoncimin. Burime zyrtare te policise bene me dije se kallezimi eshte marre rreth ores 16:00 nga agjentet dhe brenda dy oresh, eshte bere kapja dhe shoqerimi i 25- vjecarit Fadili. Mesohet se i riu kishte zbritur ne qytetin e Fierit pas krimit te kryer dhe me pas po kthehej per ne fshat, ne momentin qe eshte ndaluar. Aksionit te bluve i dyshuari nuk i ka bere asnje rezistence. Vajza eshte marre ne pyetje per nje ore ne prezence te psikologut dhe menjehere eshte ballafaquar me bashkefshatarin e ndaluar. E vendosur ne denoncimin e bere, e mitura ka akuzuar Fadilin per dhunen seksuale pas mashtrimit. Grupi hetimor ka ngritur akuzen e "kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune me te mitura", kurse hetimet po i vijon prokuroria.

Xhemil Beharaj

Ballafaqimi

Policia e Fierit shpjegoi mbremjen e djeshme se ndalimi i Tefik Fadilit, eshte bere pas kembenguljes te se mitures nxenese, se bashkefshatari e kishte perdhunuar dhe se nuk kishte shkuar me deshire. Vajzes i eshte bere edhe nje ekzaminim mjeko-ligjor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›