Qeveria, draft të ri për gardianët e burgut
Projekti i paraqitur nga ministri Alibeaj parashikon që koha e punës dhe pushimit njësohet me atë të punonjësve të tjerë të administratës. Në pjesën e ligjit që ka të bëjë me rregullimin e pagës, punonjësit e policisë së burgjeve përfitojnë çdo vit, në fund të vitit financiar sipas vlerësimit të punës, një shpërblim deri në 1 pagë mujore.
Qeveria vendos të ndërhyjë në ligjin për “policinë e burgjeve”, gardianëve, duke e ndryshuar atë në pjesët që kanë të bëjnë me kontratën e punës, kohën e punës dhe pushimit, pagën dhe shpërblimin. Në pjesën e ligjit që ka të bëjë me rregullimin e pagës, punonjësit e policisë së burgjeve përfitojnë çdo vit, në fund të vitit financiar sipas vlerësimit të punës, një shpërblim deri në 1 pagë mujore. Ky shpërblim jepet në bazë të një shkalle përpjesëtueshmërie, që pasqyron kohën e punës së kryer nga punonjësi gjatë vitit financiar. Ndaj dhe Këshilli i Ministrave mori dje në shqyrtim propozimin e ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, për një draft të ri për gardianët. Sipas nenit 14 të draftit të paraqitur nga ministri Alibeaj, koha e punës dhe pushimit njësohet me atë të punonjësve të tjerë të administratës dhe ditët e pushimit vjetor të pagueshëm janë 30 deri në 45 ditë kalendarike dhe jepen të shkallëzuara sipas roleve dhe gradave. “Kur për arsye pune e shërbimi, pushimi vjetor nuk mund të jepet brenda një viti, ai duhet të jepet jo më vonë se në muajin mars të vitit pasardhës, në të kundërt bëhet kompensimi në vlerë, sikurse edhe për orët shtesë të punës dhe të shërbimit”, - thuhet në pikën 3 të nenit 14. Punonjësi i policisë së burgjeve mund të komandohet me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve për mbarëvajtjen ose mbingarkesës së punës në sistemin e burgjeve. Komisionet e gradimeve për rolin e mesëm dhe rolin e lartë, do të propozojnë dhënien e gradave mbi bazën e vlerësimit të kritereve të parashikuara në këtë ligj për fitimin e gradës. Pr.ligji përmban strukturën e policisë së burgjeve sipas funksioneve si dhe përgjegjësitë për çdo funksion të saj”. Gjithashtu, ndryshimet janë bërë edhe për kreun që rregullon procesin disiplinor të punonjësve të policisë së burgjeve pasi janë rishikuar llojet e masave disiplinore, është hequr masa disiplinore e “transferimit në një institucion tjetër” si e papërshtatshme dhe kriteret e “transferimit” për nevoja pune, të punonjësve të rregulluar në një dispozitë të veçantë tek kreu për marrëdhëniet e punës. Sipas relacionit të këtij pr.ligji “është qartësuar roli i policisë së burgjeve duke u dalluar dhe ndarë nga agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit si dhe është njohur për herë të parë e drejta që punonjësit e policisë së burgjeve të organizohen në sindikata. Pr.ligji përmban strukturën e policisë së burgjeve sipas funksioneve si dhe përgjegjësitë për çdo funksion të saj”. Gjithashtu ndryshimet janë bërë edhe për kreun që rregullon procesin disiplinor të punonjësve të policisë së burgjeve pasi janë rishikuar llojet e masave disiplinore, është hequr masa disiplinore e “transferimit në një institucion tjetër” si e papërshtatshme dhe kriteret e “transferimit” për nevoja pune, të punonjësve të rregulluar në një dispozitë të veçantë tek kreu për marrëdhëniet e punës.