E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat e zgjedhësve më të mirat dhe të sigurtat

24/02/2009  Ministri i Brendshëm Bujar Nishani reagon pas kritikave të opozitës

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani deklaroi dje në Kuvend se listat për zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë nga më të mirat e më të sigurtat. Sipas Nishanit garancia për këtë bazohet në regjistrin elektronik. "Për hartimin e këtyre listave na është dashur të investojmë shumë, anagazhim profesional dhe financa publike", u shpreh ai. Nishani duke iu referuar kritikave të opozitës në lidhje me listat zgjedhore, tha se më në fund është siguruar një regjistër i ri elektronik, një regjistër që siguron ruajtjen e të dhënave të shtetasve, mbrojtejn e tyre si dhe pamundësinë e manipulimit, pasi çdo ndërhyerje në regjistrin elektronik lë gjyrmë të dukshme. Ministri i Brendshëm tha gjithashtu se sot për herë të parë, të gjitha komunat dhe bashkitë në vend kanë marrë në dispozicion listën paraprake të zgjedhjeve, çka ekonsideroi një tjetër hap pozitiv në kuadrin e përgatitjeve të infrastrukturës zgjedhore. Reagimi i ministrit Nishani gjatë seancës parlamentare erdhi pas shqetësimeve dhe kritikave të disa deputetëve të opozitës në lidhje me listat e zgjedhësve dhe vonesat në shpërndarjen e kartave të identitetit. Ndërkohë duke iu referuar raportit më të fundit të OKB-së për drogën, Nishani tha se Shqipëria është fshirë nga harta e zezë e vendeve që tranzitojnë drogë. Duke iu referuar të dhënave të raportit, ministri i Brendshëm vuri në dukje hapat pozitivë që ka hedhur Shqipëria gjatë vitit të fundit, qoftë në luftën kundër trafiqeve ashtu edhe në luftën kundër krimit të organizuar. “Në vitin 2005 trafikoheshin nga Shqipëria drogë apo kryheshin trafiqe të tjera me një vlerë prej miliona dollarëshe. Sot nga këto institucione autoritare vendi ynë konsiderohet si një vend jashtë linjës së trafikut dhe tranzitimit të drogave, nga Azia e Afërme drejt Europës”, tha ministri i Brendshëm. Sipas tij, kjo ka ardhur nga angazhimet konkrete dhe vullneti i Qeverisë për të luftuar me zero tolerancë krimin e organizuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›