E Diel, 1 Nëntor 2026

I shperthen predha vdes 39-vjecari dhe plagosen 3 te tjere

Një i vdekur dhe tre të plagosur rëndë janë shkaktuar nga shpërthimi i një predhe gjatë procesit të demontimit në repartin ushtarak në Pigaz të Skraparit. Agim Mekollari është viktima e kësaj ngjarje ndërsa të plagosurit janë Jetmir Dedja, Drini Tiko dhe Ilir Kurti të cilët kanë marrë plagë të rënda pasi kanë qenë pranë viktimës në momentin e shpërthimit.Të plagosurit janë sjellë me helikopter për një shërbim më të specializuar në spitalin ushtarak të Tiranës. Policia ka mbërritur në repartin e demontimit dhe ka mbledhur provat që do të çojnë në gjetjen e shkakut të shpërthimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›